25,11,2024

Rotary Club mbajti ligjëratë për sëmundjen e kancerit të gjirit

Must Read

Ferizaj.21.10.2016. Me qëllim të shënimit të muajit të ndërgjegjësimit rreth kancerit, Dr. Xheladin Reçica, anëtarë i klubit Rotary në Ferizaj,  në organizim të këtij klubi, mbajti një ligjëratë rreth Kancerit të Gjirit.

Ligjërata u mbajt para një audience të përbërë nga anëtarët e klubit Rotary Ferizaj dhe para të interesuarve të tjerë që kanë ardhur për të ndjekur këtë prezantim.

Në këtë prezantim u paraqitën statistikat në nivel botëror të përhapjes së kancerit të gjirit në botë si dhe në vendin tonë. Përveç këtyre të dhënave ndër të tjera u diskutua për shkaktarët e kësaj sëmundje dhe mënyrat e trajtimit të kësaj sëmundje.

14686302_10208962815805946_672899054_n

Një theks i veçantë i’u kushtua vetëdijesimit rreth mënyrave të kujdesit për të parandaluar këtë sëmundje, masat të cilat duhet të ndërmerren për të evituar dhe detektuar me kohë këtë sëmundje. Kujdesi i bërë me kohë rritë gjasat në 98 % të evitimit të kësaj sëmundje, tha me këtë rast Dr.Reçica

Klubi Rotary Ferizaj do të vazhdoj edhe në të ardhmen me ligjërata rreth temave aktuale që kanë ndikim në shoqërinë dhe komunitetin tonë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img