25,11,2024

Rritet sërish numri i azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani

Must Read

Një vit pasi Berlini futi Shqipërinë në listën e vendeve të origjinës së sigurt, fenomeni i kërkimit të azilit është rikthyer.

Sipas të dhënave zyrtare të BE-¬së, në shtator 2 250 shqiptarë kanë kërkuar azil në Gjermani, që është numri më i lartë për këtë vit, njofton albinfo.ch.

Në janar ky numër ishte 1 200, kurse në mars vetëm 825 shqiptarë u regjistruan si azilkërkues. Por, numri nisi të rritej sërish në verë, duke shkuar në 1 390 në korrik, 1 635 në gusht dhe 2 250 në shtator.

Në total nga janari në shtator 11 895 shqiptarë kanë aplikuar për statusin e azilantit. Ky numër është katër herë më i ulët se sa ishte në vitin 2015, ku mbi 44 mijë veta kërkuan azil. /Albinfo.ch

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img