22,11,2024

Serbët përplasen gjatë debatit për Kosovën

Must Read

Deputeti i kësaj partie, Nemanja Sharoviq i ka bërë thirrje Drecun-it që ta ndërpres seancën gjersa t’i kërkojë falje drejtori i zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, shkruan Alo, përcjellë Klan Kosova.

“Përfaqësuesi i Qeverisë më ka krahasuar me Edita Tahirin dhe më tha ‘Turp të kesh’. Kërkoj nga ju që ta ndërprisni seancën, sepse nuk mund të vazhdojë derisa Gjuriq të mos kërkojë falje për mos respekt ndaj Kuvendit”, tha Sharoviq.

Ai tha se nuk është faji se negociatat janë në një rrugë pa krye dhe se rezultat i negociatave  është “zero”.

Gjuriq iu kishte thënë paraprakisht radikalëve se nuk janë askund në terren kur nevojiten për ndihmë, por janë aty kur duhet bërë zhurmë të madhe si dhe për të bërë akuza të rrejshme të cilat sipas tij dëmtojnë unitetin.

Takimi i Komisioni për “Kosovë dhe Metohi ” është në proces, ku po diskutohet për dialogun në mes Beogradit dhe Prishtinës dhe raportin e Zyrës serbe për Kosovë për gjashtë muajt e parë të këtij viti.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img