27,11,2024

Arrestohen dy persona për kërcënim të rrejshëm me bombë në Ferizaj

Must Read

Sot rreth orës 07:30 minuta, policia në Ferizaj, ka marr një informatë për një pako të dyshimtë, të vendosur në Sheshin Kryesor të Ferizajt, në afërsi të objektit të Kuvendit Komunal.

Në këtë pako ishin shkruar, shprehje si: “ Mos prekë, bombë”, “rrezik për jetë”, “lajme ISIS”, etj. Njësitë përkatëse policore, kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, janë njoftuar njësitet përkatëse hetuese të Stacionit, të Sektorit Rajonal të Hetimeve si dhe Njësia Policore për Deminim, e cila ka bërë këqyrjen e pakos, e cila ishte e mbushur me mbeturina dhe ambalazhe të zbrazët të materialeve higjienike.

Pas heqjes së pakos dhe zhbllokimit të vendit të ngjarjes, Njësitet hetimore të DRP-së në Ferizaj, pas një pune intensive në terren, bashkëpunimit me qytetarë dhe këqyrjes së incizimeve të kamerave të sigurisë, kanë arritur t’i identifikojnë dhe t’i arrestojnë dy persona të dyshuar, (vëllezër), të komunitetit ashkanli, banues në Ferizaj.

Të dyshuarit: Jeton G. (25 vj.) dhe Jetmir G. (21 vjeç.) në tërësi e kanë pranuar veprën e kryer. Të dyshuarit janë nën masën e ndalimit policor dhe të intervistimit të mëtutjeshëm si dhe të procedurave të tjera hetimore lidhur me rastin, thuhet në komunikatën lëshuar nga policia rajonale e Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img