19,09,2024

Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitjen e një qante me 12 mijë euro

Must Read

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me datën 12.10.2016 sektori i hetimeve të stacionit policor në Gjakovë, në bashkëpunim të ngushtë me sektorin rajonal për hetime, pas një pune intensive operativo-hetimore kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuar për ‘grabitje’.

“Personat e arrestuar dyshohet se me datën 2 tetor 2016 në orën 23:30 në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë ia kanë grabitur viktimës- femër çantën e krahut në të cilën kishte të holla në vlerë 12.000 euro”, ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.

Personat e dyshuar janë: M. D. lindur me 1981, N. P. lindur me 1966 dhe M. D lindur me 1983

“Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë shoqëruar për në stacion policor dhe gjatë intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës kanë pranuar veprën”.

Lidhur me arrestimin e tyre është njoftuar prokurori i çështjes me urdhër të të cilit tre personat e dyshuar janë mbajtur në ndalim policor, ndaj tyre është ushtruar kallëzimi penal policor, e më pas u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. /Lajmi.net

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

U mbajt mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi

Paraditen e sotme, në ambientet e Teatrit "Adriana" në organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img