24,12,2024

VV: Punëtorët e Sigurimit të Kthehen në Kuadër të KEK-ut

Must Read

Faton Topalli kërkoi që punëtorët e sigurimit të bëhen përsëri pjesë e Korporatës Energjetike të Kosovës.

Deputeti i “Vetëvendosjes” Faton Topalli tha se KEK-u duhet t’ua njohë statusin e punëtorëve të tij atyre që punojnë në sigurimin e objekteve të korporatës.

“Ne e ftojmë Korporatën Energjetike të Kosovës t’u njohë statusin e punëtorëve të KEK-ut të gjithë punonjësve të Sektorit të Mbrojtjes dhe Sigurisë. Kërkojmë nga Inspektorati i Punës që të merret me ankesat e punëtorëve, të kërkojë zbatimin e Ligjit të Punës dhe ta ndëshkojë KEK-un për shkak të shkeljeve ligjore dhe trajtimit të padinjitetshëm të punëtorëve të tij,“ tha Topalli.

Në një konferencë për gazetarë Topalli tha se këta punëtorë po ballafaqohen me padrejtësi të shumta.

Sipas Topallit, këta punëtorë kanë pasur kontrata, ndërsa pas shuarjes së Sektorit për Mbrojtje dhe Siguri në KEK, ata janë bartur në kompani private me të cilat nuk kanë kontrata pune.

Këtë deklaratë Topalli e than ë një konferencë nga Lëvizja Vetëvendosje në të cilën shtoi se punëtorët e sigurimit të KEK-ut po ballafaqohen ndër vite me padrejtësi të shumta.

“Veprime të tilla nga ana e KEK- ut jo vetëm që shkelin të drejtat elementare të punëtorëve, por janë edhe të jashtëligjshme. Edhe pse e drejta është në anën e tyre, kjo e drejtë asnjëherë nuk u realizua për këta punëtorë,“ tha më tutje Topalli.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img