16,09,2024

Edi Rama arrin në Beograd, në aeroport e pret Ivica Daçiq!

Must Read

Rama të enjten do të ketë takim bilateral me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kurse të dy kryeministrat do të marrin pjesë në Forumin beogradas të Sigurisë, transmeton lajmi.net.

Ngjarja qendrore e forumit do të jetë dialogut për marrëdhëniet e ardhshme shqiptaro-serbe dhe stabiliteti i Evropës Juglindore.

Në kuadër të formut do të jenë 25 shqyrtime nga më shumë se 100 panelistë dhe 700 pjesëmarrës, përfaqësues të qeverive, organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile.

Kjo vizitë e Ramës në Beograd është kundërshtuar ashpër në Kosovë dhe atij i është bërë me dije se nuk mund të flas në emër të Kosovës me kryeministrin serb.

Kjo është vizita e dytë e Ramës brenda pak kohës në Beograd. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vdes veterani i UÇK-së Ekrem Metushi

Sot është ndarë nga jeta, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi. Lajmi u bë i ditur nga familjarët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img