Në magjistralen Ferizaj-Kaçanik rreth orës 16:00 është rrokullisur një makinë transportuese (kamion).
Një lexues i FerizajPress ka dërguar foto nga vendi i ngjarjes. Sipas këtij dëshmitari në këtë aksident nuk ka makina tjera përveç kamionit i cili siç shihet edhe në foto ka dalur nga rruga.
Ky burim ka bërë të ditur se ende as policia nuk ka arritur në vendin e ngjarjes .
Nuk bëhet e ditur a ka të lënduar.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Kaçanikut.