11,09,2025

PDK shënon 17 vjetorin e themelimit

Must Read

unnamed-10-7

Partia Demokratike e Kosovës ka shënuar sot 17 vjetorin e themelimit të saj

Në shënimin e kësaj dite, kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës, ka lindur dhe është zhvilluar në një situatë dramatike për vendin e sapo dalë nga lufta.

“Partia Demokratike e Kosovës lindi për të përfunduar rrugën e lirisë, rrugën nga çlirimi në shpallje të pavarësisë dhe ndërtim të shtetit demokratik e sovran të Kosovës. Lindi për të fituar paqen”, theksoi Veseli.

Veseli më tej ka deklaruar se PDK-së, që nga themelimi iu bashkuan themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila kurorëzoi përpjekjet një shekullore për lirinë e pavarësi, intelektualët, akademikët, gazetarët, minatorët, të burgosurit politik, arsimtarët e fermerët.

“Kemi të drejtë të mburremi me sukseset tona, por, njëkohësisht, edhe detyrimin për të qenë vetëkritik, është pjesë e moralit tonë politik dhe përgjegjësisë para qytetarëve, që t’i njohim dhe pranojmë gabimet e bëra gjatë ecjes, lëshimet e devijimet nga përgjegjësitë e ngarkuara, fenomenet negative në nivelet e ndryshme të qeverisjes sonë”, theksoi më tej Veseli.

Lideri i PDK-së u shpreh i bindur se me punën që po bën, PDK do të vazhdojë e sigurt si partia më e madhe në Republikën e Kosovës.

“Ne që kemi ndryshuar Kosovën, kemi forca të ndryshojmë veten, në përputhje me nevojat dhe sfidat e sotme. Si gjithmonë, të bashkuar dhe fitimtar. Urime 17 vjetori dhe na priftë e mbara në rrugëtimin tonë të përbashkët”, theksoi kryetari Veseli

The post PDK shënon 17 vjetorin e themelimit appeared first on GazetaBlic.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img