10,09,2025

Ushtari serb i Bosnjës dënohet për përdhunim gjatë luftës

Must Read

Ish-ushtari serb i Bosnjës, Krsto Dostiq, u dënua me dhjetë vjet burg për përdhunim të vazhdueshëm të një gruaje shtatzënë në zonën e Focës në 1992.

Gjykata shtetërore në Sarajevë të enjten e shpalli Dostiqin fajtor për përdhunim të viktimës së tij shtatzëne në fshatin Luboviqi në komunën e Foçës në një datë të pacaktuar në periudhën midis prillit dhe gushtit të vitit 1992.

Dostiq e kërcënoi viktimën, duke thënë se ajo nuk duhet t’i tregonte askujt për sulmin, dhe më pas u kthye dhe dy ose tre herë të tjera më vonë dhe e përdhunoi përsëri.

Gjykata vendosi se ai i kishte kryer sulmet si pjesë e një sulmi të gjerë dhe sistematik ndaj civilëve boshnjakë që po kryhej nga forcat serbe në zonën e Foçës në atë kohë.

Ajo vendosi gjithashtu se Dostiq veproi me paramendim të drejtpërdrejtë, duke qenë në dijeni të situatës dhe pasojave, transmeton kallxo.com

Kryetarja e trupit gjykues Mira Smajloviq tha se gjykata ishte e bindur nga provat e dhëna nga viktima, e cila dëshmoi si dëshmitare e mbrojtur me emrin e koduar S-1.

“Gjykata mendon se dëshmia e palës së lënduar S-1 është totalisht e besueshme dhe e sinqertë dhe u konfirmua gjithashtu edhe nga dëshmitë e dëshmitarëve të tjerë,” tha Smajloviq.

Dostiq u urdhërua gjithashtu t’i paguante 40,000 marka boshnjake (20,450 euro) viktimës në kompensim për vuajtjen e saj mendore.

Gjykata mori në konsideratë si rrethana lehtësuese faktin që Dostiq është një njeri familjar dhe baba i dy fëmijëve, dhe si rrethana rënduese vrazhdësinë që ai tregoi ndërsa kryente krimin.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img