04,05,2024

Vuçiq nis konsultimet para vendimit për Trepçën, bisedon me ministrin e Mbrojtjes dhe Policisë

Must Read

Mbledhja e qeverisë, e planifikuar për nesër, kryeministri serb e ka shtyrë për të martën, në mënyrë që të ketë më shumë kohë për konsultime, transmeton lajmi.net.

Vuçiq sot ka mbajtur konsultime me ministrat përgjegjës dhe shërbimet me rastin e problemeve të reja sa i përket Marrëveshjes për Telekomunikacionin me Kosovën dhe ligjin e ri për Kombinatin Trepça.

“Blic” thekson, duke u thirrur në burime jozyrtare, se kryeministri serb ka pasur konsulta me ministrin e Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq, atë të Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq, të Punës, Aleksandar Vulin, si dhe drejtorin për Kosovën, Marko Gjuriq.

Pas miratimit të Ligjit në Kuvendit e Kosovës lidhur me shndërrimin e Trepçës në Shoqëri Aksionare ku shteti i Kosovës i ka 80 për qind të aksioneve dhe punëtorët 20, Beogradi zyrtar dhe serbët të përfaqësuar në institucionet e Kosovës kanë reaguar ashpër. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img