Drejtori i doganës, Lulzim Rafuna, në një intervistë për KosovaPress, tha se arsyeja që dogana do të ketë një sfidë për të arrit projeksion që ende është draft, është hyrja në fuqi e Marrëveshjes për Stabilizim Asocim (MSA). Pasi me këtë marrëveshje shumë mallra do të jenë të liruara nga pagesa e taksës doganore nga 9 në 8 përqind, ndërsa, pajisjet e IT-së do të lirohen nga taksat doganore. Ai tha se ka mundësi që këto të hyra të kompensohen në përqendrimin e objektivit të ekonomisë in formale.
Rahuna ka treguar se vitin që vjen përveç lirimeve të mallrave me MSA-në, do të ballafaqohen edhe me lirime për disa mallra të tjera që do të lirohen nga TVSH-ja, por ai thotë se do të mobilizohen që të arrijnë projeksionet e buxhetit për vitin e ardhshëm.
“Vitin e ardhshëm parashihet që dogana të inkasoj 1 miliard e 100 milionë euro, ndërsa këtë vit kishim 1 miliard e 40 milionë euro. Janë edhe këto politikat e reja fiskale që vinë. Mirëpo përkundër gjitha këtyre lirimeve, Doganës së Kosovës i është ngrit parashikimi ose projeksioni për vitin e ardhshëm . Viti ardhshëm do të jetë shumë sfidues, sepse dogana për herë të parë në këtë vit e tejkalon 1 miliard euro, ose nëse vazhdon me ketë trend siç është sot, siç jemi, unë jam shumë pozitiv që do ta kalojmë edhe projeksionin siç jemi duke e kaluar edhe tani projeksionin e parapare për vitin 2016. Mirëpo për vitin 2017, neve na duhet që të organizohemi, që të inkasojmë ato të hyra të cilat janë parapa me ligjin e buxhetit për vitin 2017 “, tha Rafuna. Ai ka treguar edhe arsyet në detaje të cilat tregojnë se ndikimi i MSA do të bëjë të veten.
Sipas tij, Dogana këtë vit ka arrit të inkasojnë përtej projeksioneve dhe vitit paraprak. Ndërsa sa i përket bashkimit Doganë-Administratë Tatimore të Kosovës, Rafuna tha se kjo varet krejtësisht prej kabinetit të ministrit të Financave dhe grupeve teknike se kur do të vendoset bashkimi i dy institucioneve. /KosovaPress/
.