“Ballkani sot është në udhëkryq”, tha Gjukanoviq për botimin e sotëm të gazetës beogradase, Politika, dhe ka shtuar se “aq pak duhet që lavjerrësi ballkanik të lëvizë kah Brukseli, por nuk duhet që përsëri të humbemi në djerrinat ballkanike”.
Në këtë kuadër, Gjukanoviq ka shfaqur shpresën se “do të fillojmë ta harrojmë retorikën ballkanike dhe më shpesh të komunikojmë me gjuhën evropiane”.
Sipas tij, rajoni kurrë nuk do të jetë stabil, nëse raportet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk janë të shëndosha, ndërsa para disa ditësh tha se Mali i Zi nuk ka dashur ta lëndoj Serbinë me pranimin e pavarësisë së Kosovës.
“E kuptoj emocionin e opinionit serb kur kemi të bëjmë me raportin ndaj Kosovës, por gjeneratat e sotme nuk duhet të udhëheqin luftëra që janë humbur më herët”, tha Gjukanoviq, dhe ka shtuar se “është i nevojshëm koncentrimi në atë që është e mundshme, të mendohet dhe realizohet vizioni i ardhmërisë për popullin dhe shtetin e vet”.
.