Mediat ndërkombëtare sot u fokusuan në madhështinë e dasmës, duke shkruar artikuj për detaje interesante të dasmës.
Edhe prestigjiozja britanike, “DailyMail” i ka kushtuar një artikull të gjatë kësaj martese, duke e përshkruar si një dasmë të rrethuar me madhështi, në të cilën ishin të pranishëm rreth 20 familjeve mbretërore nga e gjithë bota, transmeton lajmi.net.
Sulejman Gjanaj, kryetari i Lëvizjes së Legalitetit, një parti monarkiste e vogël e djathtë që mbështet familjen mbretërore shqiptare, tha për BIRN, transmeton DailyMail, që dasma do të vërtetojë statusin e mbretërisë shqiptare dhe do të sigurojë trashëgiminë e Mbretit Zog.
“Fakti që mbi 20 familje mbretërore dhe më shumë se 100 aristokratë nga e gjithë bota do të marrin pjesë në dasmë është një tregues i miratimit që ka mbretëria shqiptare,” tha Gjanaj.
“Kjo është përgjigja më e mirë për të gjithë ata që kanë falsifikuar historinë e shtetit tonë dhe i kanë mohuar të drejtat legjitime të familjes mbretërore,” shtoi ai.
“Familja mbretërore e Shqipërisë u dëbua nga vendi në vitin 1939, pasi vendi u pushtua nga fashistët italianë”, rikujton DailyMail. /Lajmi.net/
.