I dyshuari është identifikuar si Jaber Albakr, 22 vjeçar nga Damasku.
Burime të sigurisë gjermane i kanë thënë agjencisë DPA se ai ishte i njohur për zyrtarët e inteligjencës dhe mendohej se është i lidhur me grupet ekstremiste myslimane.
Autoritetet kanë shpallur sot se tre vetë, që kishin kontakte me personin Albakr, janë arrestuar dhe po merreshin në pyetje.
Zyrtarët e sigurisë thanë se ata i kanë gjetur “disa qindra gramë” të “eskplozivit të lartë” në një banesë, të cilën e kishin kontrolluar.
Më herët, policia e evakuoi një ndërtesë në qendër të qytetit Hemnic, pasi kishte marrë informacion nga shërbimi gjerman i inteligjencës.
Qindra policë gjermanë, përfshirë pjesëtarët e njësive speciale, thuhet se janë të involvuar në kërkimin për të dyshuarin Albakr, në një lagje të Hemnicit.
Tom Bernhardt, zëdhënës për Zyrën e hetimeve penale shtetërore në Saksoni, tha se mbetet e paqartë se “ku, kur, në cilën mënyrë dhe për çka” ishte planifikuar ky sulm.
.