23,12,2024

KOSID: Ja shkeljet ligjore të Qeverisë për “Kosovën e Re”

Must Read
Kosova e Re

Kështu thuhet në një komunikatë për media të KOSID-it, sipas të cilëve pas disa takimeve formale me zyrtarët e Bankës Botërore të mbajtura gjatë kësaj jave, kanë arritur të kuptojë një sërë shkelje ligjore dhe procedurale në bisedimet e Qeverisë së Kosovës, Bankës Botërore dhe Contour Global, për ndërtimin e kapacitetit të ri gjenerues me qymyr.

Ja komunikata e plotë:

Në takime formale me zyrtarët e Bankës Botërore te mbajtura gjate kesaj jave, KOSID ka arritur të kuptojë një sërë shkelje ligjore dhe procedurale në bisedimet e Qeverisë së Kosovës, Bankës Botërore dhe Contour Global, për ndërtimin e kapacitetit të ri gjenerues me qymyr.

  1. Procesi i tenderimit për termocentralin “Kosova e Re” ka anashkaluar ligjet e Kosovës, duke bërë që Contour Global të kualifikohet në kundërshtim me parimet e konkurueshmërisë dhe kritereve të Bashkimit Evropian.

2.Qeveria e Kosovës dhe Banka Botërore janë duke refuzuar të kryejnë studimin e Ndikimit Mjedisor dhe Social të projektit tash e sa kohë, studim ky i domosdoshëm për projekte të tilla.

3.Këto të fundit, gjithashtu kanë dështuar të përpilojnë studimin e fizibilitetit ekonomik dhe financiar të projektit të propozuar si dhe në negocimin e një marrëveshje punësimi për popullsinë lokale.Ky proces është duke u zhvilluar larg publikut dhe në mënyrë jo-transparente!   KOSID, gjithashtu posedon raportin investigativ të Panelit të Inspektimit[1] të Bankës Botërore për zhvendosjen e popullsisë që jeton në afërsi të termocentraleve në kuadër të përgatitjeve për projektin e propozuar “Kosova e Re”. Ky raport ka gjetur shkelje të rënda dhe alarmante me dëmtim të interesit të popullatës. Dokumentin mund ta gjeni të bashkangjitur. Ministritë përgjegjëse të cilat e posedojnë këtë dokument, përkundër gjetjeve të Panelit të Inspektimit (gjetjet e të cilave janë të listuara më poshtë), refuzojnë të adresojnë problemet që kanë shoqëruar zhvendosjen e dhunshme të popullsisë. 1. Qytetarët e Hades kanë pësuar dëmtime serioze të ekonomive familjare, (humbje të aseteve ekonomike dhe sociale) si pasojë e evakuimit emergjent të ndodhur në vitin 2004, ku një sërë institucionesh ndërkombëtare si (UNMIK, Institucionet e Përkohshme të Kosovës dhe më vonë Qeveria e Kosovës) kanë qënë të përfshira në këto zhvendosje masive të dhunshme të popullsisë. 2. Paneli i Inspektimit konstaton, se Korniza e Politikes së Zhvendosjes (dokumenti i propozuar nga Banka Botërore) dhe i keq implementuar nga Qeveria e Kosovës (respektivisht Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor) ka dështuar të zhvendosë popullsinë e Hades sipas standardeve të vetë Bankës Botërore dhe për pasojë ka rënduar jetën e qytetarëve. 3. Që nga viti 2004 e deri më tani, Qeveria e Kosovës e keq-udhëzuar prej Bankës Botërore ka dështuar që të realizojë parimin bazik të të drejtave të njeriut për jetë me dinjitet i cili garantohet me Kushtetutë të Kosovës.Nga faktet e përmendura dhe gjendja e përshkruar më lartë, ky proces, kryekëput i padrejtë, nxjerr në pah mugesën e transparencës së Qeverisë së Kosovës, e cila duke dashur të përfundoj këtë proces jo transparent, është duke injoruar me qëllim dhe paramendim gjetjet që tregojnë se ndikimi i termocentralit dhe hapjes së mihjeve të reja për furnizim me qymyr është katastrofale dhe me pasoja afat-gjate. Këto pasoja reflektojnë negativisht në jetën e qytetarëve, zhvillimin ekonomik  dhe dëmtojnë sistemin financiar të vendit. Nga përmbajtja e dokumenteve kuptohet qartë se asnjë qeveri me përgjegjësi dhe në respekt të sundimit të ligjit nuk do duhej të përfshihej në projekte që dëmtojnë interesin e qytetarëve.

Qeveria e Kosovës e veçanërisht Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministri Blerand Stavileci, mban përgjegjësi ligjore duke e futur vendin në detyrime financiare afatgjata ndaj operatorëve privatë në mënyrë të pa-studiuar dhe që qartazi do të kenë kosto të papërballueshme për buxhetin shtetëror dhe ekonomitë familjare.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img