28,08,2025

Dënohet ish-togeri Menderes Sinani

Must Read

Gjykata në Ferizaj dënoi sot Menderes Sinanin, ish-drejtuesin e Njësitit Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore në këtë qytet. Ish-togeri në Policinë e Kosovës Menderes Sinani është dënuar sot nga Gjykata Themelore në Ferizaj me dënim unik prej 7 vjetësh burg. Atij gjykata gjithashtu ia ndaloi ushtrimin e ndonjë pozite publike për pesë vjet.

Në dënim atij do t’i llogaritet koha e kalimit në paraburgim. Sinanit që po gjykohej nën masën e arrestit shtëpiak, i është caktuar paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e vendimit.

Sinani që drejtonte Njësitin Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore në Rajonin e Ferizajt akuzohej nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për veprat penale shpërdorim i pozitës zyrtare, marrje e ryshfetit, ushtrim i ndikimit, shmangie nga pagesa e taksave të detyrueshme doganore, dhënie e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale, moslajmërim i veprave penale apo kryesve të tyre dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Menderes Sinani përpara se të dënohej u shpall fajtor për keqpërdorim të detyrës zyrtare, për ushtrim ndikimi, për mosraportim të  kryesit të veprës penale, ndërsa i pafajshëm për posedim të armës dhe dhënien e ndihmës kryesit pas veprës penale.

Gjykata udhëzoi familjen e të dëmtuarit Bidajet Sylejmani që kërkesën pasurore-juridike ta realizojë në procedurë civile.

Dënimit i ka shpëtuar i akuzuari tjetër i këtij procesi Vahid Tahiri që është shpallur i pafajshëm për shmangie nga tatimet doganore.

Shpalljen fajtor dhe dënimin sipas ligjit të Menderes Sinanit e Vahid Tahirit i kërkoi prokurori Drew Engel në fjalën e tij përfundimtare të paraqitur më 9 shtator. /Kallxo.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img