25,11,2024

LVV në Ferizaj  akuzon qeverinë komunale për keqmenaxhim në rastin e kontratës me Caritas Kosova

Must Read

Ferizaj. 06.10.2016. Lëvizja  Vetëvendosje, nënkomiteti për shëndetësi,  në një konference për gazetarë sërish ka ngritur  problemin e punëtorëve shëndetësor të punësuar përmes kontratës  ndërmjet Komunës së Ferizajt dhe Caritas Kosova.

Dr Shyqeri Hyseni ,përgjegjës  për shëndetësi pran këtij subjekti politik ka kritikuar qeverinë komunale se  përmes kësaj kontrate  me Caritas Kosova  në projektin “Ngritja e kujdesit shëndetësor shtëpiak” ka punësuar një numër  aq të madh të  stafit që do të ishte I mjaftueshëm edhe për gjithë Kosovën.

“Dihet se edhe mjekësia e përgjithshme po edhe ajo familjare e kanë  në strategjinë e tyre  shërbimet shëndetësore shtëpiake dhe e kanë implementuar atë por numri aq i madh i punëtorëve shëndetësorë  mund  ti përgjigjet një QKMF-je të destinuar vetëm për këtë qëllim do të mjaftonte për tërë Kosovën” tha Hyseni.

Por këtë Hyseni a ka  cilësuar vetëm si një veprim për punësime klienteliste, familjare dhe partiake dhe pa arsye as ekonomike e as profesionale.

“Pagesa për Caritas është bërë  nga investimet kapitale gjë që e ka vërtetuar edhe  auditori,për të cilën thuhet se  komuna posedon  evidencë të pjesërishme.  A nuk është ky keqmenaxhim dhe  keqpërdorim i  detyrës zyrtare.A nuk janë  ato para nga  mundi dhe djersa e taksapagueseve të lodhur.Cila është përgjegjësia e kryetarit?” ka thënë m këtë rast Hyseni.

Rritjen e numrit të punëtorëve Hyseni e ka  thënë se nuk ka sjellë  cilësi (hiq punëtorët shëndetësorë mjek)   të cilat në raste  të veçanta kanë sjellë edhe tollovi.

Hyseni bëri të ditur se  një numër i këtyre punëtorëve nuk kanë marrë as pagat për vitin 2015 si dhe nga dy paga për këtë vit të cilat nuk I ka marrë askush nga ky projekt.

“Auditori gjenë  edhe gabime të shumta te pagesat e punëtorëve gjatë pushimit të  lehonisë të cilat janë paguar herë më shumë e herë më pak.Në 13 dosje mungojnë kopjet e dokumenteve për identifikim, vlerësim vjetor të performancës, ndërsa në dy raste mungojnë diplomat” tha Hyseni.

“Bëjmë thirrje  te kryetari që të reflektoi dhe të gjej donacione  e të paguaj pagat, të i mbajë në punë këta punëtor dhe  të I shpërndajë sipas nevojës.

Hyseni në fund të kësaj konference ka  bërë thirrje që të reflektojnë  edhe  prokuroria e shtetit por edhe tek punëtorët që të ngritin zërin dhe të bëhen të gjallë dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.

Marrëveshja ndërmjet Komunës dhe Caritas Kosova ishte një projekt njëvjeçar ku sipas para-llogarive  ishin planifikuar  të ndaheshin  410 mijë euro.  Sipas një llogarie  kjo shumë i bie që vetëm për pagat e vitit 2015  do të ishte e mjaftueshme. Por për çudi tani kërkohet me çdo kusht  nga të dyja palët  (pozitë dhe opozitë) që kjo të vazhdoi. Se si do të gjenden mënyrat për vazhdimin e këtij projekti pritet të shihet në të ardhmen.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img