Ministria e Infrastrukturës është përfituese e 120 milionë eurove grante nga fondet investive për rindërtimin dhe rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 nga Leshaku në Hanin e Elezit.
Këtë e bëri të ditur Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku gjatë konferencës së mbajtur sot ku u prezantuan të gjeturat e studimit të fizibilitetit për vazhdimin e projektit, ndërtimin e autostradës R7 segmenti Prishtinë-Merdar.
“Falënderimi i takon Bashkimit Evropian me grantet e tyre për përfundimin e disa projekteve që i kemi me partnerët investiv Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankën Investive Evropiane, të cilët po na ndihmojnë edhe financimin për rindërtimin e kësaj lidhje hekurudhore 10 nga Leshaku në Hanin e Elezit, këto dyja kanë dhënë një hua përafërsisht prej 40 milionë euro, kurse në anën tjetër kemi grante nga BE-ja prej 80 milionë euro për përfundimin e rehabilitimit të linjës hekurudhore 10”, tha ministri Zharku.
Sipas tij, kjo pjesë do të vazhdohet edhe në pjesën e Serbisë prej Merdar deri në Nish, kompletimi i kësaj pjese natyrisht do ta lidhë gjithë Evropën Juglindore, në veçanti e lidh Evropën Lindore prej Bullgarisë, Rumanisë, Serbisë nëpër Shqipëri dhe Detin Adriatik.
Zharku tha se rëndësia e kësaj rruge nuk është vetëm në aspektin formal … pritet të përfundohet prej Morine në Merdare dhe do të përfundohet një segment, i cili do të mundësojë shfrytëzimin e të gjithë autostradës “Ibrahim Rugova”.
“Përpos kësaj në vitin e ardhshëm do ta nënshkruajmë një marrëveshje për rrugën Kievë-Pejë një rrugë plotësisht e re, e cila do të ka një ndikim jashtëzakonisht të madh në shkarkimin e komunikacionit të autostradës rrugë aktuale e që l zvogëlon numrin e aksidenteve në rritjen e shpejtësisë apo zvogëlimin e kohës”, tha ai./ekonomiaonline