05,05,2024

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj lidhë Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”

Must Read

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe rektori i Universitetit të Gjakovës, Prof. Dr. Shaban Buza, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë dhe shkencës.

Marrëveshja hap mundësinë e shkëmbimit të stafit akademik, shkëmbimin e studentëve, aktivitete dhe publikime të përbashkëta shkencore si dhe çështje dhe aktivitete të tjera me rëndësi për të dyja universitetet.

Të dy rektorët u shprehën të kënaqur sepse do të bashkëpunojnë për çështje të rëndësishme për universitetet, të cilat ata i udhëheqin, ndërsa theksuan se së bashku do të punojnë për t’i dhënë hov zhvillimit dhe ngritjes së cilësisë në këto dy institucione të arsimit të lartë.

14495454_1060050380777711_2180129079203802207_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img