23,12,2024

LVV në Ferizaj: Auditori evidenton shumë shkelje nga qeveria komunale në Ferizaj

Must Read

Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për medie ka bërë vlerësimi e raportit të auditorit i cili sipas tyre ka paraqitur shkelje nga qeveria komunale.
“Bazuar në këtë dokument nënkomiteti për ekonomi dhe financa i Lëvizjes Vetëvendosje,Qendra në Ferizaj dëshiron që përmes kësaj paraqitje publike të sensibilizoi qytetarët ferizajas rreth shkeljeve të shumta të evidentuara nga auditori” tha me këtë rast Evëtare Azemi
Për shkeljet e evidentuara nga auditori foli edhe Faton Halili , i cili tha se në shumë raste janë evidentuar shkelje të ligjit dhe procedurave ligjore.
“Nga 17 rekomandimet e vitit 2014 që ishin bërë nga auditori vetëm 4 nga to të adresuara,një bilanc I ngjashëm sa I përket rekomandimeve dhe adresimit të tyre ishte edhe në viti 2013.Mospërfillja e këtyre rekomandimeve shton edhe më tej rrezikun që të vazhdoi përsëritja e dobësive të njëjta në sistemin kryesorë të komunës” tha Halili.
Halili me këtë rast pati vërejtje rreth bartjes së mjeteve nga një destinim në tjetrin.
“Bartja e 557.157 Eurove nga buxheti i investimeve kapitale në buxhetin për mallra dhe shërbime.Kjo u bë në emër të gjoja bashkëfinancimit të një projekti me Caritas Kosova ku komuna financon rreth 96%.Për këtë pagesë komuna nuk posedon evidencë të plotë se shërbimet për të cilat është bërë pagesa janë përfunduar sipas marrëveshjes” ka thënë Halili.
Edhe kontrata e lidhur për transportin e nxënësve, sipas Halilit,ishte jo ligjore pasi u lidhë më një operator i cili atë relacion e kishte vijë të rregullt dhe kjo i kushtoi komunës 6.732 euro.
“Shkelje tjetër e rregullave të prokurimit janë shpenzimet e telefonisë mobile.Pavarësisht uljes së çmimit të shërbimeve telefonike,komuna ka rritur shpenzimet për 5.475 euro në krahasim me vitin paraprak, që në total arrijnë shumën 15.617 euro. Gjatë auditimit u gjetën vetëm dy fatura të rregullta(4.000 euro) ndërsa pjesa tjetër e shpenzimeve ishte e pa mbuluar” tha Halili.
Halili përmendi edhe rastin e shumës prej 30.000 euro të destinuara për mirëmbajtje të rrugëve ku nuk është specifikuar saktësisht se çka nënkuptohet me “mirëmbajtje” të rrugëve.
“Në vitin 2015 komuna ka shpenzuar rreth 87 mijë euro për angazhimin e gjoja stafit për asistencë në disa drejtori të komunës pa ndonjë plan apo shpjegim se pse ishte angazhuar ky personel, me çka komunës i janë shkaktuar shpenzime shtesë” tha Halili
Ndërsa Fazli Shabani,koordinator i nënkomiteteve ngriti problemin e e regjistrimit të pasurisë komunale.
Pavarësisht rekomandimit të auditorit për regjistrimin dhe vlerësimin e plotë të pasurive,komisioni për regjistrimin dhe vlerësimin e pasurisë së paluajtshme të komunës nuk ka arritur të kompletoi punën e tij në afatin e caktuar.Nga 134 objekte ,prej tyre 43 ende nuk janë evidentuar dhe vlerësuar” tha Shabani.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img