28,08,2025

Në Kampusin e UP’së do të ndërtohet memorial për studentët e vrarë në luftë

Must Read

Unioni i Studentëve të Kosovës, ka marrë përgjigje pozitive nga këshilli drejtues i UP’së për vendosjen e një memoriali për studentët e vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Pasi që kërkesa e tyre është aprovuar nga UP’ja, këta studentë do të kërkojnë leje nga Komuna e Prishtinës që ndërtimi i memoralit të bëhet Kampusin e Universitetit të Prishtinës, shkruan Gazeta Express.

“Pas kërkesës së Unionit të Studentëve të Kosovës, drejtuar Këshillit Drejtues dhe Rektorit të Universitetit të Prishtinës. Për vendosjen e Memorialit për Studentët e vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Këshilli Drejtues ka marrë vendim për mbështetjen e iniciativës së USK-së!

Në ditët në vazhdim do të formohet një komision i cili do të merret me caktimin e vendit se ku do të vendoset ky memorial dhe si do te duket.

Si dhe do të kërkojmë edhe nga Komuna e Prishtinës që të jep leje për nderimin e memorialit përkujtimor në Kampusin e Universitetit të Prishtinës”, thuhet në komunikatën drejtuar mediave./Gazeta Express

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img