21,12,2024

PDK në Ferizaj: DA po e shkatërron sistemin e edukimit e të dijes

Must Read

Agim Berisha , Udhëheqës i Departamentit të Arsimit – Dega e PDK-së në Ferizaj në një konferencë për media ka kritikuar DA-në në Ferizaj se po shkatërron arsimin ferizajas përmes punësimeve të  porositura dhe familjare.

Komunikatën e plotë lëshuar nga PDK mund ta lexoni në vazhdim.

Për çdo ditë që po kalon, po dëshmohet se DA-ja nuk ka udhëheqës, as staf meritor të përgatitur në rrafshin profesional, për të avansuar procesin edukativo-arsimor.
Asnjëher arsimi ferizajas s’ka qenë më keq, madje as në vitet e ’90-ta të okupimit serb.
Kjo drejtori as që gajlohet për jetësimin e ligjeve dhe udhëzimeve administrative të MASHT-it, punëson punëtor pa konkurs dhe pa kritere profesionale, për fat të keq nuk janë pak!!!
Është e pakuptim që organet kompetente të mos merren me këto veprime sa të turpshme, aq të kundërligjshme, fjala është për inspektorët e arsimit, të cilët janë bërë krah e dorë të kësaj keqqeverisje, po i kursjenë shkelësit e ligjeve.
DA-ja ka shkuar aq larg sa ka marrë kurajo ta falsifikojë edhe Raportin vjetor të punës, e shkresa tjera zyrëtare, ta mashtrojë parasysh Kryetarin dhe gjithë asambleistët dhe asgjë kurrkujt, kjo është kur të padishmit veshen me pushtet!
Shembujt në vazhdim vetëm sa do t’i konkretizojnë të thënat e mësipërme: Në shkollën fillore “Gjon Serreçi”, për ta punësuar një të afërm, u morë vesh pa konkurs, formojnë klasë të re me parashkollorë duke i marrë nga 3-4 nxënës nga klasat tjera. Halli është se s’ka hapësirë të mjaftueshme, por skenari është i gatshëm: ndajeni këtë klasë përgjysmë me muri! E thënë e bërë dhe tani në 18m2 mësojnë hiç më pak se 24 nxënës, ky s’është mësim por “burgosje” e fëmijëve.
Po në këtë shkollë edhe vjet kanë punësuar pa konkurs në këtë nivel, me përgatitje Mirëqenie sociale, ndërsa, në shkollën fillore “M.Shemsedini” kemi në procesin e mësimdhënies vetëm me diplomën e shkollës së mesme…Edhe U.D. së drejtorit, po në këtë shkollë, veç ka shkelur në vitin e dytë si ushtrues i detyrës, ec e bjeri në fije kësaj pune, kur dihet se si është e paraparë me ligj.
Edhe në shkollën ekonomike “Faik Konica”, shkarkohet U.D. së drejtorit që ishte sa kohë më parë dhe emërohet një tjetër U.D. së drejtorit, ndërrohen bash si kuleçtë e bijave, dikur, prandaj e kemi arsimin në këtë gjendje që e kemi. Për katër norma, këtu punojnë tetë veta, as është pedagogjike, as ligjore, është blerje e votave me vende të punës.
Në Qendën e Kompetencës, një i afërm i oborrtarëve komunal me përgatitje Bachelor i Masave plastike (pa konkurs) e ligjëron lëndën e Matematikës, a s’është mëkat ndaj nxënësve, kurse ata me diplomë të FSHM bredhin rrugëve pa punë.
Pra, për hir të interesave personale, a të një grupi të ngushtë, po e shkatërroni sistemin e edukimit e të dijes, po i gjymtoni nxënësit e kësaj gjenerate, të cilët nuk do t’ua falin këto veprime me qëllime të liga që po i bëni; mallkimet e tyre do t’u rrinë varë në qafë si gurë mëkati gjatë gjithë jetës.
Po të shikohet konkursi për vitin shkollor 2016-2017 se kush është pranuar dhe kush është refuzuar, kjo s’do koment; një mal shkeljesh ligjore, një thes lëndë për gjykatë, por shtrohet pyetje:
– ka apo s’ka inspektor të arsimit?!
– ka apo s’ka inspektor të punës?!
– ka apo s’ka organe për krime ekonomike?!
– ka apo s’ka prokurori në Ferizaj?!
Si duket kompetentët e kësaj komune kanë mbyllur sy e veshë, as shohin, as dëgjojnë për dukuritë e tilla, edhe pse paguhen nga xhepat e taksapaguesve për t’i zbatuar ligjet në fuqi.
Prandaj, u bëj thirrje publike, organeve qendrore që të veprojnë në mënyrë imediate, të ndërmarrin diçka në këtë drejtim dhe të shpëtojnë çka mund të shpëtohet; në radhë të parë kërkojmë nga MASHT-t që ta bëjë një inspektim në DA të Ferizajt dhe ta obligojë, detyrojë që t’i shpallë të gjitha vendet e punës të atyre që punojnë tash e tri vite në procesin e mësimit pa kontrata juridike.

Agim Berisha
Udhëheqës i Departamentit të Arsimit – Dega e PDK-së në Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img