27,04,2024

Svarqa premton mbështetje për bizneset dhe investitorët në Ferizaj

Must Read

Në Konferencën e parë të Forumit Ekonomik Pan-Nacional të Diasporës Shqiptëtare , po merr pjesë edhe Muharrem Sfarqa, kryetar i komunës së Ferizajit

Siç ka bërë të ditur vet kryetari Svarqa përmes Facebook-ut në këtë konference ai foli për politikat ekonomike dhe zhvillimore për Komunën e Ferizajt.

Ai me këtë rast  ka folë për kushtet , mundësit , nevojat dhe pasuritë (reale, të mundshme e potenciale ) , për pronat komunale publike të Ferizajt që presim investitorët , për fuqinë e mjaftueshme punëtore e për çmimin e arsyeshëm të punës, për nevojën e futjes se konkurrencës si kushte për përmirësimin e kualitetit të jetës , për domosdoshmërinë e fillimit të industrializimit , për procedura te thjeshte , për pritjet për aprovimin e ligjit për investime strategjike etj.

Por , po ashtu biznesmenët e pranishëm i njoftove edhe për vështirësitë e sfidat me të cilat ballafaqohemi ne. Komuna e Ferizajt, me 47.000 mërgimtarë, është lidhje e fuqishme me këtë shtresë tepër të lartë të kombit. Bizneset e Ferizajt, që veprojnë jashtë Kosovës e të cilat u prezantuan këtu në New York, më bënë tepër krenar por edhe shumë përgjegjës për thellimin e bashkëpunimit me ta , në të mirën reciproke. I gëzohem suksesit të tyre pa masë. Në fund i sigurova me përgjegjësin maksimale se kushdo që përzgjedh Ferizajn për biznes, do ti ketë të gjitha dyert e institucioneve tona të hapura e edhe dyert e shtëpisë sime. Mbeta shume i mahnitur me mirëpritjen që hasa në këtë vende të ëndrrave e të mrekullive, në veçanti nga këta afariste shumë fisnik. Përzemërsisht ju dëshirova suksese të pandalshme, në emër të të gjithë qytetarëve të Komunës së Ferizajt”  ka shkruar  Muharrem Svarqa.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img