01,05,2024

Përsëri ankesa drejt Samsung, tashmë për pajisjet e zëvëndësuara

Must Read

Si duket Samsung nuk do të pushojë as edhe një moment.

Para tre javësh, u zbulua se një defekt i baterisë ishte përgjegjës për një numër të madh shpërthimesh të Galaxy Note 7, të ndodhura gjatë kohës që ato kishin qenë duke u karikuar. Sapo Samsung e konfirmoi problemin, premtoi se do t’i zëvendësonte të gjithë telefonët e blerë me të rinj të cilët do të ishin të sigurtë dhe nuk do të kishin më probleme me baterinë.

Samsung e zbatoi këtë dhe filloi programin e zëvendësimit të telefonave, ku tashmë janë realizuar më shumë se gjysma e tyre.

Sidoqoftë, disa konsumatorë në Korenë e Jugut të cilët ishin pjesë e programit të shkëmbimit, kanë raportuar përsëri probleme të celularit të tyre, tashmë të atij të riut, të zëvendësuar. Problemet konsistojnë në nxehjen e pajisjes gjatë kohës së karikimit dhe humbjen e shpejtë të energjisë rezerve të celularit.

Numri i saktë i ankesave drejt Samsung nuk dihet akoma, sidoqoftë, firma komentoi të Premten mbi këtë duke thënë se “problemi është krejtësisht i palidhur me baterinë,” dhe e referoi incidentin si ‘rast i veçantë’ e lidhur kjo me prodhimin në masë.

Samsung ka filluar gjithsesi një ‘ekzaminim të imët’ mbi problemin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img