26,11,2024

PDK në Ferizaj : A i duhet  Ferizajt një kryetar me moral të tillë?!

Must Read

Në një  konferencë për medie Selim Marevci, nga departamenti për administratë  në PDK, dega në Ferizaj  ka reaguar  ndaj kryetarit të të Ferizajt, Muharrem Svarqa,   i cili ,siç  ka thënë  Marevci, është lëshuar   në rrafshin personal.

Marevci  më këtë rast ka reaguar ndaj deklarats së kryetarit të Ferizajt  Muharrem Svarqa dhënë televizionit lokal Tv Liria.

“Asnjëherë nuk kemi besuar se do të ftojmë konferencë për të reaguar ndaj Kryetarit të Komunës për çështje personale, sepse kemi konsideruar që nuk mund të shkon aq larg ky kryetar sa që reagimet  tona me vend dhe në shërbim të përmirësimit të jetës edhe ashtu të rënduar të qytetarëve, ti kaloj në rrafshin personal ndaj subjektit tonë respektivisht ndaj meje personalisht” ka thënë Marëvci

Marevci tha se “Ditë më parë në një televizion lokal, në TV Liria, Svarqa në vend që të mbrohet ndershëm nga argumentet tona për devijime të tijë të vazhdueshme nga ligjet, nga urrejtja që i është krijuar  ndaj meje personalisht për shkak zërit opozitar, më ofendon mua dhe Partinë Demokratike, duke më quajtur  mjeran, duke më thënë se nuk e  kam krijuar ende identitetin tim politik në PDK dhe një varg ofendimesh të  të tjera”

“Thënë të drejtën  unë nuk jam ndier  aspak i ofenduar sepse, përkundër tij, unë  jam rritur me një edukatë familjare e prindërore që për raste të tilla më kanë mësuar që të mos e ofendojë atë që më ofendon sepse do bëhem si ai, i paedukatë.Por duke parë që ky, kryetari i komunës, nuk ka të ndalur, ne e kemi parë të udhës që të reagojmë dhe të sqarojmë opinionin publik se ne, Partia Demokratike e Kosovës dega në Ferizaj, dhe unë personalisht nuk kemi personale asgjë me kryetarin e komunës z. Svarqa.Këtë e kemi dëshmuar ashtu që në deklarimet tona publike, në vend të fyerjeve kemi paraqitur argumentet, dhe atë argumentet e pakontestuara”, ka thënë  Marevci

“PDK-ja ia bën me dije z. Svarqes se unë kam qenë Drejtor në Qeverinë e kaluar komunale të Ferizajt ndërsa  jam në pozitën e drejtorit të Departamentit të Administratës në kuadër të kabinetit të PDK-së në Ferizaj, që nga zgjedhja e kryesisë.Çdo konferencë e imja është aprovuar nga Kryesia dhe Kryetari degës. Departamenti i Administratës, sa për njohuri të tij, është ai që bënë monitorimin e çdo shkelje ligjore dhe  administrative që bën pushteti lokal, andaj në kuadër të kësaj nuk bëj punë vetëm unë, por e tërë dega e PDK-së, sepse ky subjekt për dallim nga ju, bënë punë ekipore, dhe përkrah rininë që të bëhen pjesë vendimmarrëse jo vetëm e partisë, por edhe e  institucioneve, ” ka thënë  Marevci.

Marevci ka thënë se PDK  asnjëherë nuk u morr me të kaluarën e askujt.

“Partia Demokratike ia bën me dije Kryetarit në ikje se ne asnjëherë nuk u morëm me të kaluarën e tij siç po bën ai tash me ne edhe pse këto të kaluara janë krejt të ndryshme sepse e kaluara jonë është me lavdi.Ka shumë anëtarë të Partisë Demokratike  që janë më meritoër se Muharrem Svarqa në krijimin e atëhershëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.Ka shumë të tjerë që janë zhgënjyer nga ajo politikë dhe tash janë në Partinë Demokratike,Por s’është e thënë se duhet përmendur ato.Ne asnjëherë  s’e kemi përmendur që ju ishit pjesë e strukturave të larta Rinisë Socialiste Federative të Jugosllavisë – (Partisë Komuniste Jugosllave) që edhe për atë kohë por edhe për të tashmen ka qenë turp.Ne s’e kemi thënë asnjëherë, që në kohën më të vështirë të historisë sonë të re, në kohën e luftës në Kosovë ju keni dezertuar nga LDK-ja, nga Kryesia e atëhershme e fshatit Sazli. Edhe pse kjo ka qenë turp dhe papërgjegjësi ndaj pozitës udhëheqëse që ke pasur atëherë.Ne s’e kemi thënë asnjëherë për të të fyer  që t’i ishe punëtor  i Stacionit të autobusëve ku puna juaj ishte si kondukter sepse nuk është asnjë punë e  keqe nëse bëhet me nder dhe pa keqperdorime. ” ka thënë  Marevci

“Kryetar asnjëherë nuk të quajtëm të mjerë, siç po na thoni ju, edhe pse krijuat një identitet të rrejshëm patriotik si në Gjermani ashtu edhe në Kosovë,

Punën nëpër baushtella gjermane si një mjeshtër i mirë i pllakave e kemi vlerësuar si punë të ndershme, normalisht nëse e keni kryer me nder edhe atë,

Me këtë rast Marevci ka hedhë dyshime edhe në mundësin e keqpërdorimit të fondeve.

“Na kanë thënë shumë shokë tuaj se kanë pasur dyshime për keqpërdorime të një fondi për heroin Agim Ramadanin, por ne nuk ua kemi thënë.Nuk të kemi quajtur mjeran dhe asnjëherë s’ta kemi thënë këtë përkundër arrogancës që keni treguar  ndaj shokëve dhe miqve tu, si në Gjermani ashtu edhe në Kosovë.Shumë shokë tuaj na e kanë thënë këtë por ne s’e kemi thënë. ” ka thënë  Marevci

“Është e pandershme dhe e pamoralshme që një kryetar komune të ketë nënshtetësi të trefishtë, por as për këtë s’ju kemi thënë mjeran. Jeni ju që ia keni mbajtur çadrën Adem Salihajt në vitin 2012 kur ishe vetëm një zëdhënës I fushatës së tij për kryetar të Ferizajt, ishe ti  që vrapoje pas tij  edhe me aparat fotografik për t’ia shkrep ndonjë foto, sa për t’i hyrë në hatër.Por s’të kemi quajtur mjeran.Je pikërisht ti kryetar në ikje në kërkim të identitetit tuaj politik që prej viteve 80, Ende nuk po  mundesh  ta gjesh, sepse ende nuk e ke kuptuar  se  politika është vetëm art i së mundshmes, por jo i arrogancës që t’i po e manifeston çdo ditë e më shumë” tha Marevci

Në fund Marevci ka porositur  kryetarin e Ferizajt që  mos të merret me shpifje dhe të bëjë diçka për Ferizajn.

“Mos u mirr me shpifje e jomoralitet.Bëje punën për të cilën je zgjedhur! Për t’ja shuar edhe njëherë kureshtjen kryetarit në ikje po i them që edhe në këtë konferencë jam me delegim të plotë të Kryesisë dhe Kryetarit të degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj!” ” ka thënë  Marevci

14445533_10208727970654964_1210653251_n

Në anën tjetër zëdhënësi  i Komunës së Ferizajt Naim Ferati   këto i ka cilësuar si mungesë të ideve   të opozitës dhe  këto deklarata i ka cilësuar  shumë personale.

“Opozita duke mos sakrifikuat asnjë dite pune, ka zgjedhur ditët e vikendit për te dalur dhe te minoj 5 ditët e punës dhe te angazhimit te suksesshme te qeverise lokale, e cila ne çdo lokalitet të komunës është duke realizuar projekte të ndryshme të cilat rrisin kualitetin e jetës dhe mirëqenën e qytetareve të komunës sonë. Opozita ne mungese te ideve dhe projekteve alternative të qeverisjes, ka zgjedhur gjuhën polemizuese duke u shërbyer me tituj bombastik të bërit politikë” ka thënë  Ferati

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img