11,09,2025

Asfaltohet rruga në Talinovc të Jerlive

Must Read

Të shtunën në fshatin Talinovc të Jerlive është bërë asfaltimi i rrugës.

Ky projekt është vlerësuar tejet lartë nga banorët e kësaj pjesë, duke theksuar se me këtë projekt dukshëm është përmirësuar edhe qarkullimi i tyre për në qytet. Ata thanë se rruga është ndërtuar me standarde të larta dhe e kanë mirëpritur tejet mirë realizimin e këtij projekti madhor për ta.

Nga afër punimet në asfaltimin e kësaj rruge i ka përcjellë edhe drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi. Ai tha se kjo rrugë ka rëndësi të madhe për banorët e fshatit Talinovc të Jerlive.

“Gjatësia e rrugës është rreth 400 metra dhe me gjerësi prej 6 metrash, ndërsa asfaltimi i kësaj rruge përfshihet me projektin e fazës së dytë të rrugës “Driton Islami”. Asfaltimi i kësaj rrugë banorëve të lagjes Talinovc i Jerlive ju krijon qasje të lehtë në rrugën “Driton Islami”.

Asfaltimi i kësaj rruge u bë nga Ministria e Infrastrukturës dhe ka një kosto prej 120 mijë euro.

14448986_1272731862761634_5305035354265443014_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img