Në Vjenë diskutohet për migrantët nga Ballkani, Kosova nuk merr pjesë

Must Read

Në këtë takim janë ftuar edhe kryeministri grek, Alexis Tsipras, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, pasi vendet e tyre paraqesin pikën e hyrjes dhe të destinimit të migrantëve dhe refugjatëve, raporton agjencia DPA nga Vjena.

Kancelari i Austrisë, Christian Kern, thotë se samiti parashihet të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta.

“Samiti ka për qëllim që të jetë hap në drejtim të duhur dhe të ndihmoj në krijimin e presionit për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta për këto çështje”, tha Kern, përcjell REL.

Në takimin e fundit të këtillë në Vjenë në muajin shkurt, liderët e vendeve të Ballkanit dhe Austria, patën vendosur ta mbyllin rrugën ballkanike.

Pos Austrisë, Gjermanisë, Greqisë, në këtë samit marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Turqisë, Maqedonisë, Serbisë, Shqipërisë, Kroacisë, Sllovenisë, Rumanisë dhe Hungarisë.

Pritet edhe pjesëmarrja e komisionarit për migrim të Bashkimit Evropian, Dimitris Avramopoulos.

Pjesëmarrësit sipas rendit alfabetik (anglisht)

-Shqipëria – Z. Edi Rama, Kryeministër

-Austria – Z. Christian Kern, Kancelar federal

-Bullgaria – Z. Boiko Borissov, Kryeministër

-Kroacia – Z. Tihomir Oreskovic, Kryeministër

-Gjermania – Znj. Angela Merkel, Kancelare federale

-Greqia – Z. Alexis Tsipras, Kryeministër

-Hungaria – Z. Victor Orban, Kryeministër

-Maqedonia – Z. Emil Dimitriev, Kryeministër ad interim

-Rumania – Z. Dacian Ciolos, Kryeministër

-Serbia – Z. Aleskandar Vucic, Kryeministër

-Sllovenia – Z. Miro Cerar, Kryeministër.

Në takim marrin pjesë gjithashtu dhe presidenti i Këshillit Europian , z.Donald Tusk si dhe presidenti i Komisionit Europian, z.Jean Claude Juncker.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasja makabre e Bekim Varit në Ferizaj: Një vit dhe vetëm një seancë gjyqësore!

Ka kaluar më shumë se një vit që kur i riu nga Ferizaj, Bekim Vari, u gjet i vrarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img