24,11,2024

Media zvicerane shkruan për gjashtë familjet shqiptare që ruajtën hebrenjtë nga fashistët

Must Read

Ky veprim i shqiptarëve është vlerësuar mjaft nga të huajt edhe sot e kësaj dite. Në një shkrim të medias së njohur zvicerane Watson, janë treguar gjashtë familjet shqiptare që kanë strehuar dhjetëra hebrenj.

Drita Veseli në fotografi me portretin e burrit të saj Refik Veseli.

“Burri im ishte fotograf prej në moshën e re. Profesionin e mori nga një fotograf hebrenj, Moshe Mandil. Mandili ishte deportuar nga forcat italiane nga Prishtina drejt Tiranës. Kur Shqipëria u pushtua nga Gjermania (1943), burri im strehoi në shtëpinë e tij në Krujë katër pjesëtarët e familjes Mandil dhe tre pjesëtarët e familjes Ben Jozef. Të shtatë hebrenjtë qëndruan atje deri në çlirimin e Shqipërisë.”

Higmet Zyma me portretin e burrit të saj Besim Zyma. “Në 1944 një mik na u lut të strehojmë një hebre nga Polonia. Ai quheshte Lev Dziensiokski. Gjatë asaj kohe burri im ishte mjek dhe e fshehu atë në dhomën e praksës nga nazistët, duke ia ndryshuar edhe pamjen.”

Elida Biçaku për gyshin dhe babain e saj, Mefail dhe Niazi Biçaku. “Kur italianët kapitulluan dhe gjermanët pushtuan Shqipërinë, babai im ishte vetëm 12 vjeç. Gjyshi thirri babain tim në Tiranë dhe morrën me kuaj 17 hebrenj, duke i sjellë brenda 12 orëve në fshatin Quarrishta. Babai im qëndroi i zbathur. Ata u fshehën në një hangar pranë malit. Më vonë erdhën edhe më shumë hebrenj aty.”

 

Ismet Shpuza me djemtë e tij. “Prindërit e mi jetuan në qytetin e Durrësit. Në 1944 babai im u bë mik me hebreun nga Jugosllavia Raphael Abravanel. Babai mori pasaporta false për atë, hallën, mixhën dhe dy fëmijët e tij. Atëherë ata kthyhen përsëri në Jugosllavi dhe prej aty shkuan në Itali si “shqiptarë”.”

Nga e majta në të djathtë: Burbuqe, Kasem Jakup Kocerri, Bino, Analch. Kasemi thotë: “Gjatë gjithë jetës kam qenë bari dhe kam fjetur me ditë të tëra nëpër male me bagëtitë. Gjermanët kërkonin hebrenjtë, ndërsa unë e gjeta Jakovin dhe e mbrojtja duke e fshehur nëpër hangarë. Familja e tij më pas u nda dhe shumë familje shqiptare në fshatin tim strehuan hebrenjtë tjerë.

 

Sazan Hoxha me portretin e babait të tij Nuro Hoxha. “Babai im strehoi katër familje hebreje dhe e mbaj mend akoma se çfarë u thoshte atyre: Tani jemi të gjithë një familje. Nuk do ju ndodh asgjë e keqe. Unë dhe djali im do ju mbrojmë edhe me jetën tonë.”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img