Drejtoria e Urbanizmit në Ferizaj, mbajti një takim me përfaqësues të fshatrave të komunës së Ferizajt, ku u diskutua për Planin Zhvillimor Komunal për vitin 2016 – 2022.
U tha se këto takime po realizohen për të informuar qytetarët rreth për Planin Zhvillimor Komunal, si dhe marrjen e propozimeve, ideve e sugjerimeve nga përfaqësuesit e fshatrave të Ferizajt. Drejtori i Urbanizmit në Ferizaj, Faik Grainca, tha se nga ky plan përcaktohen të gjitha zonat bujqësore, hapësirat e gjelbërta, si dhe hapja e rrugëve te reja në fshatrat e Ferizajt.
“Kemi pasur takime me grupe të fshatrave dhe do të vazhdojmë këto takime edhe më tutje. Arsye për këtë është njoftimi me atë se çka nënkuptoje me PZHK, dhe marrja e propozimeve ideve e sygjerimeve nga ana e qytetareve. Me këtë plan për herë të parë jemi te obliguar ti caktojmë zonat ndërtimore edhe nëpër zonat rurale. Ne duhet ta fusim në planin zhvillimor se ka do te zhvillohen fshatrat e Ferizajt, e për ketë na duhet edhe mendimi juaj si banor që në të ardhmen të mos përballi më ndonjë problem dje të thuhet se nuk jam pyetur banorët”, ka thënë drejtori Grainca.
Edhe përfaqësues të fshatrave të Ferizajt, shprehën nevojat e fshatrave të tyre, duke dhëne edhe ide për futjen e projekteve në Planin Zhvillimor Komunal.
E, përgjigjet për propozimet e tyre i morën nga drejtori komunal i Urbanizmit, Faik Grainca. Grainca sqaroi se pas 10 ditësh do të presë edhe propozimet konkrete të të gjitha fshatrave në komunën e Ferizajt.
U bë e ditur se për Planin Zhvillimor Komunal deri më tani kanë mbajtur 3 tubime në sallë me qytetarë dhe disa të tjera nëpër fshatrat e komunës së Ferizajt. Diskutimet publike u tha se do të vazhdojnë edhe më tej nëpër fshatrat e Ferizajt.