27,11,2025

Daka nënshkruan deklaratën e pranimit të KQZ-së në ACEEEO

Must Read
Nenshkrimi i Deklarates

Në këtë Deklaratë, sipas një komunikate të KQZ-së, ndër tjerash thuhet: “Në emër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës përmes kësaj deklarate konfirmoj qëllimin tonë për t’u bërë anëtar institucional i Asociacionit të Zyrtarëve Zgjedhor Evropian (ACEEEO)”.

Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në Tiranë, në përmbyllje të Konferencës së 25 vjetore të ACEEEO-s, ku morën pjesë përfaqësues nga rreth 40 shtete të botës.

Pas nënshkrimit, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka shprehu falënderim për mbështetjen që i është dhënë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke u bërë anëtari i 25-të i ACEEEO-s, si dhe u zotua për të dhënë kontribut të çmuar në fushën e zgjedhjeve.

Kurse, Presidentja e ACEEEO-s dhe njëherësh kryetarja e KQZ-së së Shqipërisë, znj. Lefterije Luzi i uroi sukses Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në angazhimin e ri dhe falënderoi të gjithë pjesëmarrësit e kësaj konference.

Anëtarësimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në ACEEEO u bë i mundur pas votimit në Asamblenë e Përgjithshme të këtij Asociacioni.

Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhor Evropian (ACEEEO) promovon institucionalizimin dhe profesionalizimin e procedurave demokratike në regjion, si një organizatë regjionale jo-fitimprurëse, që është e pavarur nga partitë politike dhe qeveritë me status ligjor të bazuar në të drejtën ndërkombëtare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img