24,11,2024

KRYETARI SFARQA, MIRËPRET KANDIDIMIN E LABINOT TAHIRIT, PËR KRYETAR TË FERIZAJT

Must Read

Kryetari aktual i qytetit të Ferizajt, Muharrem Sfarqa, e ka mirëpritur kandidimin e këngëtarit, Labinot Tahirit, për kryetar të Ferizajt. I pari i këtij qyteti, vlerëson se është e drejtë plotësisht legjitime e tij, që t’i hyjë garës për kryetar të kësaj komune. Megjithatë, ai thotë se artistët të cilët i janë futur politikës, nuk është se kanë ndonjë histori të suksesshme.

“Është çështje e subjektit politik kënd vendos me kandidu për kryetar. Unë e respektoj çdo kandidaturë. Nuk i frikësohem garës me të. Sepse ai që i frikësohet garës  nuk i nënshtrohet fare këtij procesi. Secili ka të drejtë më testu vetën dhe më ditë se cila është forca e tij politike dhe elektorale”, ka thënë Sfarqa.

Ai thotë se me këngëtarin Labi njihet personalisht pasi ka lidhje familjare me të.

Madje ai thotë se me disa deklarata metaforike qe i ka bërë për të duke thënë se Labi mund të jetë këngëtar i mirë, por jo politikan i mirë e ka motivuar atë që t’i hyjë garës për kryetar.

Sidoqoftë ai thotë se qytetarët tani janë përcaktuar se kënd do ta mbështesin në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

“Unë besoj qe ferizajasit tanimë janë të bindur qe projektet qe po realizohen janë mbi parashikimet dhe mbi premtimet tona. Nuk ka asnjë vendbanim qe nuk është punuar. Ferizaj praktikisht është shndërruar në një kantier ndërtimesh”, ka shtuar Sfarqa.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img