Ramush Haradinaj këtë të marte ka vizituar qytetin e Ferizajt ku ka zhvilluar një takim me simpatizant të AAK-së dhe qytetar të Ferizajt dhe rrethinës.
Takimi i sotëm me qytetar të Ferizajt nga lideri i AAK-se u zhvillua me qëllim të bashkëbisedimit me qytetarë të Ferizajt në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë.
Xhavit Zariqi , kryetarë i AAK-së ,dega në Ferizaj i cili udhëhoqi këtë takim, tha se lideri i AAK-së është këtu për të biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë.
‘Zhvillimet e fundit vërtetuan se dy çështje të cilat u kundërshtuan nga opozita nuk ishin shumë të mirëpritura por me kalimin e kohës dhe këmbëngulësia e opozitës bëri që opinioni qytetar të bindet dhe të jetë përkrahës i liderit të AAK-së,Ramush Haradinaj. Këmbëngulësia bëri që të mos tolerohet falja e trojeve të Republikës së Kosovës Malit të Zi si dhe të mos kaloi Asociacioni të komunave me shumicë serbe në formën e propozuar” tha Zariqi në këtë takim.
Zariqi tha se këto ngjarje dhe mos funksionimi i shtetit,rritja e korrupsionit, degradimi i sistemit gjyqësor dhe arsimor na bënë këmbëngulës që kjo qeveri sa më parë të shkoi në shtëpi.
Haradinaj në fjalimin e tij para anëtarëve dhe simpatizantëve të AAK-së dhe qytetarëve tha se një qeveri e cila nuk qeverisë mirë duhet të punohet që të vij një qeveri e cila do të qeverisë më mirë.
“Temat të cilat janë më aktuale ende janë formimi I Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Asociacioni nuk është formuar me vendim të Kosovës por buron nga një marrëveshje e të cilin gjykata ka vërtetuar se nuk është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës prandaj është vështirë të kaloi.” tha Haradinaj.
Ndërsa për demarkacionin e kufirit më malin e Zi Haradinaj tha se është një gabim që në fillim . Dokumentimi më letra të Kadastrit ishte një hap i gabuar pasi kjo nuk është kurrfarë argument që të caktoi kufiri.
“Askush nuk mund të gjenë ndonjë hartë e cila thotë se kufiri nuk është në Qakorr. Pse nuk qenka në Kadastër nuk është argument se ai nuk I takon Kosovës pasi asnjë pronë publike nuk është në kadastër. As malet e Lybetenit nuk janë në asnjë kadastër por ato janë territori i Kosovës” tha Haradinaj.
Haradinaj ka ftuar të gjithë të pranishmit që të lusin të gjithë deputetët nga rajoni I Ferizajt që mos të votojnë Demarkacionin dhe të mos falin tokën e Kosovës.
Në vazhdim Haradinaj ka bashkëbiseduar dhe u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve të pranishëm.