24,11,2024

Përfundohen mbi 30 projekte infrastrukturore në Komunën e Ferizajt

Must Read

Komuna e Ferizajt, gjatë këtyre ditëve është në vlugun e përfundimit të shumë projekteve që janë duke u realizuar në qytet, por edhe në fshatrat.

Sipas drejtorit të infrastrukturës, Gafurr Ilazit30 projekte janë përfunduar, ndërsa edhe në 24 projekte është duke u punuar.

“Gjatë kësaj periudhe janë iniciuar 73 procedura të tenderimit, ndërsa janë nënshkruar 54 kontrata dhe 19 të tjera janë në fazën e tenderimit. Deri tash janë përfunduar 30 projekte, ndërsa 24 projekte të tjera janë duke u realizuar, kurse 19 të tjera janë në fazën e tenderimit”, ka thënë drejtori Ilazi.

Projekte të cilat kanë përfunduar janë kryesisht projekte të asfaltimit të rrugëve, kanalizime, ujësjellësve dhe hartim të projekteve të ndryshme që janë bërë përmes kompanive të të rrugëve dhe kanalizimit të cilat janë bërë përmes kompanive që janë të kontraktuara për hartimin e projekteve detale.

“Presim që gjatë kësaj periudhe të realizojmë edhe projektet tjera në mënyrë që buxheti i planifikuar për projekte të shfrytëzohet dhe të mos kaloj në suficit”, ka potencuar drejtori Ilazi.

U bë e ditur se Drejtoria e infrastrukturës për këtë vit për investime kapitale ka pasur të alokuara mbi 4 milion euro, kurse janë shpenzuar mbi 2 milion ose rreth 53 për qind e buxhetit.

14433184_1269396696428484_2887354370291062740_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img