08,11,2025

Arrestohet për vjedhje në xhami i riu nga Ferizaj

Must Read

Një i mitur është arrestuar për vjedhjen në një xhami. Një 16 vjeç me inicialet A. Xh. është arrestuar si i dyshuar për vjedhjen në xhaminë e fshatit Softaj të Ferizajt.

Lajmin e bëri të ditur  zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt Agim Gashi.

“Pas një pune të suksesshme operative hetuesit e Stacionit Policor në Ferizaj kanë arrestuar personin  e dyshuar për kryerjen e veprës penale të vjedhjes të kryer ditë më parë në xhaminë e fshatit Softaj,” tha Gashi.

Sipas policisë, A.Xh. kishte hyrë me forcë në xhaminë e Softajt dhe nga ajo dyshohet se ka vjedhur pajisje teknologjike dhe të zërimit.

Policia bën me dije se ka gjetur dhe konfiskuar pajisjet që dyshohen se janë vjedhur.

A. Xh. dyshohet se ka vjedhur “një zmadhues zëri, një megafon, një laptop, dy kabllo për mbushës-adaptera, tetë mikrofona, një karrocë dore, një indeks, disa fletushka dhe dy trekëndësha”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img