16,05,2024

Svarqa propozon një projekt që do të sfidonte korridorin e tetë dhe të dhjetë

Must Read

Në kuadër të “Ditëve të Biznesit”, ku sot u mbajt konferenca informuese me bizneset e rajonit të Ferizajt, organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, kishte edhe një propozim i cili mundë të sfidoi edhe korridorin e tetë dhe të dhjetë.

Svarqa ka kërkuar lidhjen e dy autostradave  përmes tunelit të Jezercit me një gjatësi prej 5 kilometrash.

“Kam kërkuar që me një tunel përmes maleve të Jezercit me një gjatësi perj 5 kilometrave  të lidhen dy autostradat, ajo “Ibrahim Rugova” dhe autostrada “Arbën Xhaferri” e cila do të zvoglonte qasjen mes tyre për 22 kilometra .Ky do të  ishte një projekt i cili do të sfidonte edhe korridorin e tetë dhe korridorin e dhjetë” ka thënë Svarqa me këtë rast.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img