Ai thekson se duhet të merret seriozisht propozimi që kisha të bëhet muze i krimeve serbe.
“Propozimi i Avokatit Pallaska se Kisha e papërfunduar e regjimit gjenocidal të Millosheviçit të ruhet ashtu siç është dhe për të qenë objekt i një muzeu ku do të prezentohen krimet e gjenocidit serb në Kosovë, duhet të merret më shumë se seriozisht.” shkruan Krasniqi.
Ai më tej thekson “ Nuk besoj se do të mund të ketë ndonjë objekt tjetër, ku do të ruhej kujtesa më e freskët për gjenocidin e regjimit te Millosheviqit të ushtruar ndaj qytetarëve (shqiptarëve) të Kosovës, sesa në ketë objekt kishtar të papërfunduar. Një mesazh i tillë duhet t’ju ipet, diktatorëve te të gjitha ngjyrave. Duhet kuptuar drejtë se çdo përpjekje për te renovuar e ruajtur destinimin fillestar i këtij objekti, pa dyshim se do të ishtete vazhdim i krimit dhe i gjenocidit te atij regjimi dhe kjo nuk duhet lejuar. Krimi dhe gjenocidi duhet ta merr dënimin e merituar. Pra, mbijetesa e atij objekti që kishte qëllim përjetësimin e shkatërrimit të çdo gjeje shqiptare, ka kuptim vetëm nëse ai destinihet për Muze te kujtesës shqiptare, që do të dëshmonte Gjenocidin e Regjimit te Millosheviqit në Kosovë.
Krasniqi në shkrimin e tij thotë se shqiptarët kanë nevojë imediate për ta pasur përherë në kujtesë atë politikë shkattrruese të gjenocidit serb në Kosovë.
“Kujtesa jonë nuk guxon të jetë, kujtesë e “mendimeve të shkurtëra”. Të bëhemi komb i mendimeve të gjata! Kosovës dhe Prishtinës si kryeqytet i mungon dhe i mungon shumë një objekt i tillë! Me ketë duhet të dakordohen të gjithë” përfundon shkrimin Jakup Krasniqi.