27,12,2024

Policia: Banorët në lagjen ‘Dardania’ na gjuajtën me gurë

Must Read

Policia thotë se për këtë aksion është “bazuar në mandatin dhe obligimin që ka Policia e Kosovës në realizimin e urdhëresave gjyqësore, qëllimi i veprimeve të tilla operacionale ka qenë për të ofruar siguri për zyrtarët e autorizuar të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe zyrtarëve të tjerë gjatë proceduarës së përmbarimit të lëndës së potencuar më lart, ruajtja e rendit, qetësisë publike dhe ndërmarrja e masave ligjore ndaj secilit që cenon rendin dhe sigurinë”.

Sipas Policisë, gjatë këtij operacioni, banorët nuk janë pajtuar për lirimin e banesave dhe nuk kanë përfillur rekomandimet e as urdhrat e zyrtarëve kompetentë dhe kanë filluar të hedhin gjësende në drejtim të zyrtarëve policorë.

“Banorët nuk janë pajtuar për lirimin e banesave dhe nuk kanë përfillur rekomandimet dhe as urdhërat e zyrtarëve kompetentë dhe në drejtim të zyrtarëve policorë kanë hedhur gjësende, si: ujë me shishe, kova të ujit, gjësende të forta (gurë) etj. përderisa një zyrtar policor ka pësuar lëndime”, thuhet tutje në sqarim.

Policia po ashtu bën të ditur se 10 persona janë dërguar në stacion për intervistim.

Sqarimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Policia e Kosovës informon dhe jep sqarim për opinionin e gjerë dhe mediat, se sot me datë 19.09.2016, duke u bazuar në shkresën e datës 02.09.2016, dërguar nga autoritetet kompetente, respektivisht nga Gjykata Themelore në Prishtinë tek Policia e Kosovës, ku është kërkuar asistencë në ekzekutimin e lëndës me (nr.E.nr. 81/09) në Dardani-Prishtinë, janë ndërmarrë veprime konkrete operacionale për ofrimin e asistencës në ekzekutimin e kësaj lënde sipas vendimeve dhe procedurave ligjore.

Ju njoftojmë se bazuar në mandatin dhe obligimin që ka Policia e Kosovës në realizimin e urdhëresave gjyqsore, qëllimi i veprimeve të tilla operacionale ka qenë për të ofruar siguri për zyrtarët e autorizuar të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe zyrtarëve të tjerë gjatë proceduarës së përmbarimit të lëndës së potencuar më lart, ruajtja e rendit, qetësisë publike dhe ndërmarrja e masave ligjore ndaj secilit që cenon rendin dhe sigurinë.

Në vendin e ngjarjes gjithashtu ka qenë edhe gjyqtari kompetent i lëndës prandaj të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim të plotë me autoritetet respektive.

Gjatë ndërmarrjes së veprimeve operacionale në ofrimin e asistencës për ekzekutimin e kësaj lënde, banorët nuk janë pajtuar për lirimin e banesave dhe nuk kanë përfillur rekomandimet dhe as urdhërat e zyrtarëve kompetentë dhe në drejtim të zyrtarëve policorë kanë hedhur gjësende, si: ujë me shishe, kova të ujit, gjësende të forta (gurë) etj. përderisa një zyrtar policor ka pësuar lëndime, dhjetë (10)  persona janë sjellë në Polici për intervistim.

Policia e Kosovës, megjithatë ka arritur ta vëjë situatën nën kontroll  duke krijuar kështu kushtet e nevojshme për ekzekutimin e lëndës nga organet kompetente.

 

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img