05,05,2024

Banorët e banesave në Dardani, të dëshpëruar mbesin në rrugë (Foto)

Must Read

(I plotësuar) Banorët që po largohen nga Policia në lagjen Dardania në Prishtinë, kanë mbetur të dëshpëruar në rrugë duke pritur çfarë po ndodhë.

(I plotësuar) Punëtorë të angazhuar janë duke  i hequr orenditë nga banesat e banorëve dhe po i bartin me kamionë. Nga vendi i ngjarjes mësohet se ka banorë të lënduar dhe të arrestuar.

Këta banorë ishin të strehuar tash e 17 vjet në këto banesa që kanë qenë të ndërtuar në vitet e nëntëdhjeta dhe ishin të dedikuara për refugjatët serbë nga Bosnja./KosovaPress/

***

Gjendja në lagjen “Dardania” në Prishtinë vazhdon të jetë e tensionuar pasi me vendim të Gjykatës 130 familje po largohen nga banesat e uzurpuara.

Ndërkohë, Express raporton se një grua është alivanosur.

Gjykata ka vendosur që nga sot 130 familje t’i lirojnë banesat e tyre në lagjen Dardania në Prishtinë, pasi Ndërmarrja Banesore pretendon se janë pronë e tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img