13,09,2025

Svarqa kërkon  që edhe nxënësit nga Shqipëria të vizitojnë Kosovën

Must Read

Në një takim që po mbahet   në Ferizaj me bizneset e vogla e ku po merr pjesë edhe  Ambasadori nga Shqipëria, Qemal Minxhozi, kryetari i Ferizajt ka bërë një propozim që asnjëherë deri më tani nuk është thënë zyrtarisht

Svarqa me këtë rast ka  fol për ekskursionet e maturantëve të cilat po organizohen për vizita në Shqipëri. Ai ka kërkuar që kjo praktikë të filloi edhe nga ana e maturantëve të Shqipërisë që të vizitojnë Kosovën

“Po flasim për bashkëpunim mes dy shteteve por praktika po tregon se vetëm nxënësit tanë po vizitojnë Shqipërinë. Do të ishte mirë që e njëjta gjë të ndodhte edhe me maturantët nga Shqipëria duke vizituar Kosovën. Edhe në Kosovë  kemi vende të cilat i’a vlen të vizitohen. Në kuadër të këtyre  vizitave edhe  nxënësit nga Shqipëria do të njiheshin më për së afërmi më  Kosovën dhe natyrisht kjo do të rriste edhe ofrimin e tyre me pjesën tjetër të viseve shqiptare” ka thënë Svarqa.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në bashkëpunim me familjet e dëshmorëve dhe organizatat...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img