30,12,2024

Në Ferizaj  ka filluar takimi “Ditët e biznesit të vogël”

Must Read

Në Ferizaj po mbahet takimi me bizneset e vogla nga kjo komunë në kuadër të  projektit të qeverisë për mbështetje të bizneseve të vogla dhe të mesme.

Në këtë takim ku janë ftuar bizneset e vogla nga komuna e Ferizajt  po marrin pjesë edhe  Minsitri  Lutfi Zharku nga Ministria e Infrastrukturës, Ministri Avdulla Hoti, nga Ministra për Financa dhe  Hikmete Bajrami, Ministre  e Tregtisë dhe Industrisë.

Ky takim po mbahet  nën organizimin e kryetarit të Ferizajt Muharrem Svarqa i cili me këtë rast tha se kjo po bëhet me qëllim të  përkrahjes së bizneseve të vogla në Ferizaj.

“Zgjedhja e Ferizajt ne ditën e bizneseve të vogla  si dhe prezenca e Ministrave në këtë takim tregon për përkrahjen e bizneseve ferizajase që po u jep qeveria e Kosovës.Bizneset e Ferizajt me afarizmin e tyre kanë bërë që territori i Ferizajt të jetë i ngushtë  dhe  çdo ditë ata po zgjerohen edhe jashtë komunës por edhe jashtë vendit

Numri i madh i bizneseve në Ferizaj tregon për klimën e favorshme të bërjes biznes në këtë komune” ka thënë Svarqa me rastin e hapjes së këtij takimi.

Svarqa më këtë rast përmendi  Industrinë  e përpunimit të drurit e cila tha se është  një nga ato që më së shumti  është e koncentruar në këtë komunë por edhe cilësia e prodhimeve ka bërë që të jenë konkurrente edhe në shteteve perëndimore.

Takimi po vazhdon edhe me paraqitjen e projekteve për këtë komunë nga Ministri Lutfi Zharku.

Në fund të këtij takimi pritet që të zgjedhet edhe  biznesi i vitit.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img