28,04,2024

Vdes në QSUT, 54-vjeçari, familjarët akuzojnë policinë që e kishte arrestuar

Must Read

Viktima ishte ndaluar pasi kishte marrë disa ullinj nga toka e një pronari tjetër, dhe ky i fundit e kishte denoncuar. Nga ana tjetër, ka reaguar edhe policia e cila u është përgjigjur akuzave të familjarëve. Sipas uniformave blu, 54-vjeçari Fadil Hoxha i kishte me vete ilaçet që duhet të pinte për zemrën.

Sqarimi i bluve të Lushnjes vazhdon duke thënë se sot Hoxha shfaqi shqetësime dhe u  njoftuan familjarët për të sjellë të tjera ilaçe.

“Fadil Hoxha shfaqi shqetësime sot, lajmëruam familjarët për t’i sjellë ilaçe të tjera. Ai u vizitua nga kardiologu më i mirë në Lushnje dhe na tha që ka kaluar parainfarkt. 54-vjeçarin Fadil Hoxha e dërguam në QSUT, çdo lëvizjes është e regjistruar”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Por, ndryshe pretendojnë familjarët, që thonë se nuk u lejuan në komisariat që t’i jepnin ilaçet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img