23,12,2024

Zyrtari i VV-së nga Shqipëria bën thirrje për rrënimin e Kishës në oborrin e UP-së

Must Read
Boiken Abazi

Ky zyrtar i Vetëvendosjes nga Shqipëria ka dhënë disa argumente se pse duhet hequr kjo kishë. Ka thënë se hequr këtë kishë për të ndalur planet e sotme të Serbisë në Kosovë.

“Pseudokisha fashiste në mes të Prishtinës duhet hequr pikërisht për të ndalur planet e sotme të Serbisë në Kosovë”, ka shkruar Abazi, në një tekst, në gazetën Zëri, transmeton Express.

“Pseudokisha duhet hequr jo sepse ne kemi urrejtje fetare, por sepse ne urrejmë fashizmin që ajo simbolizon dhe të cilit i hap derën. Ata që janë të shqetësuar se mos duke hequr këtë simbol fazhizmi ne prekim edhe memorien kolektive të popullit tonë, duhet të vetëdijesohen sa më parë mbi faktin se arsyeja që e mban në këmbë objektin e kësaj pseudokishe në mes të kampusit të UP-së nuk është ruajtja e memories kolektive ndaj fashizmit të Serbisë, por tentativa për ta riaktualizaur këtë fashizëm përmes qeverisë së kriminalizuar të Kosovës”, ka shtuar ai.

Ky zyrtar i Vetëvendosjes s’e ka thënë asnjë fjalë për atë se lejen për ndërtimin e Kishës e kishte dhënë Hamdi Vraniqi, babai i Zëdhënësit të Vetëvendosje, Erzen Vraniqi.

Sidoqoftë, ky zyrtar i Vetëvendosjes fajin për këtë kishë nuk ia ka lënë Komunë së Prishtinës e cila merret me objektet e ndërtuara në Kryeqytet, por Qeverisë së Kosovës.

“Pseuodokisha duhet hequr sepse është e jashtëligjshem, zaptuese, dhe përbën një rrezik imediat. Qeveria e kriminalizuar e Kosovës nuk po ndërmerr asnjë masë për ta ndalur funksionalizimin e pseudokishës nga Lista “Srpska” dhe Kisha Ortodokse e Serbisë, e cila vazhdon të mos e njoh pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon ta konsiderojë Milosheviçin si hero”, ka shtuar ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img