23,12,2024

Avni Rudaku: Kisha Ortodokse mollë sherri për trazira, ja cila është zgjidhja më e mirë

Must Read

Ish nënkryetari i VV-së në Gjilan, Avni Rudaku ka kritikuar VV-në, duke thënë se sot Vetëvendosje protestoi kundër Vetëvendosjes.

“Kisha Ortodokse u kundershtua nga SKV, organizate studentore e Vetevendosjes! Ne Prishtine qeverisja udhehiqet nga Vetevendosja! Sot vetevendosje protestoi kunder Vetevendosjes!”, thotë ai

Sipas Rudakut, kishat ortodokse janë me eksterritorialitet, madje me sovranitet me te madh se ambasadat e huaja, ai i ka quajtur madje edhe “mollë sherri për trazira”, shkruan lajmi.net.

“Duhet zgjidhje teper kreative sepse imazhi i shqiptarit qe prishe kisha nga 17 marsi 2004 ka ngelur ne faqet e medieve boterore! Jemi vonuar shume dhe duhet menduar shume ne planin diplomatik”, shkruan Rudaku në llogarinë e tij në Facebook.

Avni Rudaku thotë se puna e kësaj Kishe pa as një pikë vlerë është shumë e ndërlikuar, bile më shumë se sa mendohet.

Rudaku rekomandon një zgjidhjë, “ndarja e nje parcele ne Prishtine per Kishe Ortodokse, prerja e shiritit per themelet e saj dhe te nesermen prishja e kishes, duke dhene mesazh se nuk jemi kunder kishes apo ortodoksizmit, por kunder kesaj kishe te dhunshme millosheviçiane… E tani nese reagojne serbet, e paçin me shendet se ‘mjaft eshte mjaft’!”.

Ja postimi i plotë i Avni Rudakut:

“Kisha Ortodokse u kundershtua nga SKV, organizate studentore e Vetevendosjes! Ne Prishtine qeverisja udhehiqet nga Vetevendosja! Sot vetevendosje protestoi kunder Vetevendosjes.

Kishat ortodokse jane me eksterritorialitet, madje me sovranitet me te madh se ambasadat e huaja! Keshtu eshte vendosur ne Vjene e Bruksel! Prishja e kishes eshte molle sherri per trazira etnike! Duhet zgjidhje teper kreative sepse imazhi i shqiptarit qe prishe kishanga 17 marsi 2004 ka ngelur ne faqet e medieve boterore! Jemi vonuar shume dhe duhet menduar shume ne planin diplomatik! Pavaresisht tullave te kuqe dhe pa asnje vlere historike, as ndonje vjetersi relevante apo estetike unike, apo pavaresisht sherrit qe kane vene serbet me kete kishe te panevojshme dhe nuk kane besimtare, prishja e saj ka impakte diplomatike! Aq me shume, pas ISIS-it dhe lidhjes se disa kosovareve me te; aq me shume pas trazirave te marsit; aq me shume per lajmet qe lindin per boten amerikano-latine; aq me shume per votat e ardhshme per UNESCO… Teper e nderlikuar eshte kjo kishe sa nuk mendohet! Zgjidhja ime eshte kjo: ndarja e nje parcele ne Prishtine per Kishe Ortodokse, prerja e shiritit per themelet e saj dhe te nesermen prishja e kishes, duke dhene mesazh se nuk jemi kunder kishes apo ortodoksizmit, por kunder kesaj kishe te dhunshme millosheviçiane… E tani nese reagojne serbet, e paçin me shendet se ‘mjaft eshte mjaft’!”, shkruan ai. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img