22,12,2024

AAK në Pejë: Komuna i dha tender anëtarit të kryesisë së LDK-së

Must Read

 

Akuzat e AAK-së në drejtim të LDK-së për këtë tender:

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Pejës shpalli tenderin për shëtitjen e maturanteve në Shqipëri, ku këtë  tender e fitoj “Zekaj Tours” edhe pse oferta e tyre ishte më e shtrenjta.

Për një maturant çmimi për udhëtim në Shqipëri , ushqimi dhe fjetja, si dhe shëtitjet që i bëjnë nëpër disa qytete të Shqipërisë ishte bërë nga 105€ për person, por këtë çmim maturanteve iu kërkua ta paguajnë një javë para që të shpallej tenderi, dhe kjo është e befasishme ngase kërkohej një shumë parash pa u kryer ende tenderi. Kjo tregon se fituesi dihej përpara.

Sa i përket vet’tenderit kompania TRY TOURS ka konkurruar me çmimin më të ulet, 80€ për një person, e që realisht kjo kompani duhej të fitonte.

E dyta ishte PRANVERA TOURS, ku për një person e kishte çmimin 85€, ndërsa këtë tender e fiton ZEKAJ TOURS me çmimin 99€ për person.

Nuk është hera e parë që kjo kompani pra ZEKAJ TOURS përfiton nga Komuna e Pejës, pasi që pronari i ZEKAJ TOURS është  anëtari i Kryesisë së LDK-së në Pejë, Faruk Zekaj, e vëllai i tij Faik Zekaj është i punësuar në drejtorinë për Kulturë Rini dhe Sport.

Nëse në një  tender ka konkurruar dikush me një kompani që është  pronar apo bashkëpronar dhe ai është  edhe zyrtar komunal, është konflikt interesi. /Lajmi.net

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img