22,12,2024

Edhe një tender për kompaninë në të cilën Hysen Durmishi ishte menaxher

Must Read

Shpërblimit me tenderë për kompaninë “Sopi”, në të cilin ishte menaxher për disa vite nuk e ka ndërmend ta ndal Drejtori i Infrastrukturës, Hysen Durmishi. Tenderin e fundit, në vlerë prej 260 mijë eurove kjo kompani nga Drejtoria e Durmishit e ka marrë para dy javëve, ndërsa, sipas dosjes së tenderit, kontrata është nënshkruar më 12 shtator.

Tenderi është i titulluar “Ndërtimi i rrugës në fshatin Barilevë-Lagjja Kurti”, dhe në mesin e 11 ofertuesve, sipas dosjes së tenderit ka qenë më i liri.

Kjo, kompani ka hyrë në dosjet e prokurimit të Prishtinës, vetëm pas ardhjes së Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, derisa më herët nuk kishin arritur të fitojnë tender asnjë tender, ndërkohë që në disa komuna tjera ka marrë punë edhe më herët. Deri më tani ka fituar katër tender, dhe vlera e tyre i ofrohu 1.5 milion eurove, shkruan lajmi.net. Ky është tenderi i peste më radhë.

Tenderi i fundit nga “Sopi”, ishte fituar në dhjetor të vitit të 2015, dhe peshonte 172 mijë eurove. Kjo kompani për herë të parë në Prishtinë, ishte shfaqur në qershor të vitit 2015, ku vetëm brenda dy javëve kishte fituar tre tender në vlerë prej afro 1 milion eurove, të cilët kanë të bëjnë me rregullim të rrugëve në Prishtinë.

Tre tenderët e parë, ishin fituar në konsorciumin me kompaninë “Teknika Projekt”. Pronarët e dy kompanive Naim e Qazim Sopi janë vëllezër.

Drejtori i Investimeve kapitale dhe menaxhimit të kontratave në Komunën e Prishtinës, Hysen Durmishi, në CV -në që e ka të publikuar në ueb-faqen e Komunës së Prishtinës ka shënuar që gjatë viteve 2009-2010 kishte qenë menaxher i ndërtimit në kompaninë N.N.P “Sopi” nga Prizreni. Po ashtu gjatë viteve 2001-2003 ka punuar në kompaninë amerikane Parsons, si menaxher i terrenit në projektet infrastrukturore të USAID-it në Kosovë. Në 2003-2004 ka punuar po ashtu si menaxher i ndërtimit të objekteve në kompaninë Morina në Prizren. /Lajmi.net

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img