23,12,2024

Apelohet për ruajtje të shtresës së Ozonit, parandalohet kanceri në lëkurë

Must Read

Tema për Ditën Ndërkombëtare të ozonit këtë vit do të ketë përpjekjen kolektive të palëve të Konventës së Vienës dhe Protokollit të Montrealit në drejtim të restaurimit të shtresës së ozonit gjatë tre dekadave të fundit dhe angazhimit global për të luftuar ndryshimet klimatike, raporton lajmi.net

Si rezultat i masave të marra nga Protokollit i Montrealit, përqendrimi i substancave holluese të ozonit ka filluar të ulet dhe hollimi i shtresës së ozonit po vjen duke u pakësuar.

“Zbulimet e fundit shkencore zbulojnë rëndësinë e Protokollit të Montreal. Pa Protokollin dhe marrëveshjet e lidhura, substancat që ndikojnë në hollimin e Ozonit në atmosferë mund të ishin rritur dhjetëfish deri në vitin 2050. Veprimet e përbashkëta kanë parandaluar miliona raste të kancerit të lëkurës”, shkruhet në mesazhin e Sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Ai porositë që të bëjmë përpjekje për të ruajtur shtresën e Ozonit. Protokolli i Montrealit shkruan Ban Ki Moon, ka treguar aksion në komunitetin ndërkombëtar, përfshirë këtu, edhe sektorin privat, për të arritur rezultate për të mirën e përgjithshme. Të mësojmë prej këtij shembulli dhe aplikoni këtë mësim si detyrë urgjente për të adresuar sfidën e klimës porositë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon.

Pra, shtresa e ozonit ngadalë po shërohet, pas disa viteve të shkatërrimit. Kjo ka shumë rëndësi, sepse roli i saj mbrojtës është i pazëvendësueshëm.

Studimi i Kombeve të Bashkuara thotë se kjo mburojë e ozonit ende po ia del të përballet me rrezatimin diellor.

Vrimat e ozonit mbi Antarktidë kanë pushuar zgjerimin, por shkencëtarët theksojnë se duhen kaluar dekadat për t’u zvogëluar sa duhet ato.

Ndryshe, më 1994, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi 16 shtatorin si Ditën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Shtresës së Ozonit, e cila kujton datën e nënshkrimit, në 1987, të Protokollit në Montreal mbi substancat që e hollojnë shtresën e Ozonit.

Shtresa e Ozonit, një mburojë e brishtë e gazit, mbron Tokën nga pjesa e dëmshme e rrezeve të diellit, duke bërë ruajtjen e jetës në planetin Tokë.

Jeta në tokë do të ishte pothuajse e pamundur nga efekti shkatërrues i këtyre rrezeve.

Dëmtimi i shtresës së ozonit ndikon në jetën në tokë duke krijuar efektin serë dhe ngrohjen globale, dhe shtresa më e përqendruar e ozonit shtrihet 20 – 40 km mbi sipërfaqen e tokës./ Lajmi.net

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img