23,12,2024

Kelmendi me plan ekonomik: Do të punësoj mbi 1 milion persona për 6 vjet (Video)

Must Read
Ramiz Kelmendi

Kelmendi ka thënë se ekonomia në Kosovë shpeshherë ka mbetë viktimë e politikës dhe e patrajtuar mjaftueshëm, kjo, në mungesë të njerëzve në Qeveri që munden t’i menaxhojnë resorset e caktuara në Qeveri, në mënyrëqë mos  të varen nga çështjet politike.

Ai ka thënë se në bazë të rritjes ekonomike aktuale 3-4 përqind, është e paraparë që për 1 shekull të realizohet punësimi i 1 milion e 25 mijë qytetarëve. Mirepo, ai në planin e tij ekonomik ka paraparë se kjo mundet të arrihet nëse investohen 14 deri 22 miliarde euro investime.

Kelmendi thotë se kjo shifër për dikënd mund të duket e madhe, por për të është e mjaftueshme për t’u realizuar.

“Njerëzit kanë nevojë të punojnë që të kenë një mirëqenie për të jetuar”, thotë Kelmendi.

Kelmendi ka prezentuar detajisht këtë program në tabelën e shfaqur në ekranin e Televizionit Rrokum.

“486 mijë njerëz marrin paga, ndërsa të papunë janë 488 mijë”, ka thënë Kelmendi, duke shtuar se, mbi 20 mijeë njerëz dalin në pension pa prek punë me dorë kurrë nëse vazhdohet me këtë rritje ekonomike 3-4 përqind.

Kelmendi në vazhdim gjatë prezentimit të planit të tij ka thënë se depozitat aktualisht janë 3.3 miliardë dhe deri në vitin 2022 mund të investohen 5 miliarde e gjysmë nga ky nivel i depozitave.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img