27,12,2024

Zharku: Buxheti jo i mjaftueshëm, por ndërtimi i autostradave s’do të ndalet

Must Read
Lutfi Zharku, ministër i Infrastrukturës

Sipas tij, kusht për një zhvillim të mirë ekonomik është përmirësimi i infrastrukturës rrugore.

Zharku ka folur edhe për patentë shoferët si dhe për bashkëpunimin me kryetarët e komunave. “Bechtel&Enka është duke punuar në përputhje me buxhetin i cili është ndarë edhe pse ka kapacitete shumë më të mëdha për kryerjen e punëve.

Ne jemi me alokime buxhetore prapa obligimeve kontraktuale diku 170 deri 180 milionë euro”, tha ministri Zharku.

” Investimet në infrastrukturën rrugore është vështirë të themi se kur do të përfundojnë, por projektet e mëdha ish dashtë të përfundojnë diku deri në 5 vjet – pra në vitet 2020-2021 – infrastruktura bazë e Kosovës. Në këtë rast po flasë për autostradën për Gjilan, zgjerimin e rrugës Prishtinë-Podujevë, zgjerimi i rrugës Kievë-Pejë, zgjerimin e rrugës Pejë-Deçan-Gjakovë deri në Prizren, por mbeten edhe disa rrugë tjera që mbetën në kuadër të mirëmbajtës”, ka thënë ai.

Zharku ka treguar se ndërtimi i autostradës nuk do të ndalet për shkak të mungesës së buxhetit

“Jo nuk do të ndalet. Këtë vit për Autostradën “Arbën Xhaferi” i kemi ndarë 150 milionë euro, po ashtu edhe për vitin e ardhshëm është paraparë që të ndahet shuma e njëjtë për kryerjen punimeve në autostradë.

Nëse vitin e ardhshëm fillon autostrada në drejtim të Gjilanit, do të kemi vetëm fillimin punëve bazë.

Kurse deri më 2021 të vazhdohet me ndarjen e shumës prej 150 milionë eurosh, deri sa të kryen të gjitha këto punë.

Telegrafi: Te kyçja e autostradës në Veternik ka rrëshqitje të dheut dhe një pjesë autostrada funksionon vetëm me nga një korrësi?

Zharku: Rrëshqitjet e dheut kanë ndodhur për shkak të lëvizjeve të ujërave nëntokësore në thellësi prej 18 metrave, por të gjitha punimet për rregullimin saj janë në kuadër të garancionit për autostradën nga kompania ndërtuese. Tash është duke u punuar për tu stabilizuar dheu, presim që në një afat sa më të shkurtër kohore të rregullohet gjithçka”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img