22,12,2024

Auditori gjente se Mustafa u jepte para kompanive më shumë se në kontrata

Must Read
Qemajl Mustafa, foto e marrë nga profili i tij në FB

Vetë Mustafa kishte fituar në zgjedhjet komunale të vitit 2007 duke u bërë kryetar i Gjilanit.

Por menjëherë pas disa muajsh, në komunën që ka drejtuar, sipas të gjeturave të Auditorit Gjeneral, kanë pasuar parregullsitë. Kontrata me mijëra euro janë vazhduar e para janë derdhur në llogari të kompanive të ndryshme sidomos asaj ‘Magjistralja’, vetëm me nënshkrim të Qemajl Mustafës.

Edhe pse ZAGJ-i vit pas viti i ka tërhequr vërejtjen se kjo është e paligjshme, ai ka vazhduar duke i dhënë kësaj kompanie para shpesh gati edhe një herë sa gjysma e kontratës së përgjithshme, raporton lajmi.net.

Lajmi.net sjell në vazhdim në pika të shkurtra disa nga të gjeturat e ZAGJ-it përgjatë viteve 2008-2011 për komunën e Gjilanit. Sidoqoftë,e dhe shumë shkelje të tjera janë evidentuar në këto raporte zyrtare si mungesa dokumentacioni e pranime teknike të objekteve,  vepra të tjera infrastrukturore pa dokumentet përkatëse e mos ndëshkim të kompanive që kanë vepruar në dëm të komunës duke mos i kryer punët në afatet e  caktuara me kontratë.

E çka është më kryesorja, në shumicën e rasteve, komuna është pajtuar me të gjeturat e ZAGJ-it, por njëkohësisht ka vazhduar me shkeljet e njëjta apo të ngjashme vit pas viti.

VITI  2008

ZAGJ– Projekti “Mirëmbajtja verore e rrugëve në Gjilan” e kompletuar nga kontraktuesi “N.N.T. Magjistralja”, në shumën totale sipas kontratës 76 mijë e 716 euro, pagesa i është bërë  132 mijë 216 ose 55 mijë 502 euro më shumë e kjo pa kontratë shtesë por me miratim të  kryetarit të komunës për punët shtese për tu pranuar nga kontraktuesi.

Përgjigjja e menaxhmentit të komunës: Pajtohemi me rekomandimin e juaj se puna shtesë nuk duhet ta kalojë 10% e vlerës së kontratës. Por është tejkaluar vlera e kontratës sepse  dëmtimet e rrugëve kanë qenë më të mëdha se parashikimet.

ZAGJ- Gjatë  projektit“ “Ndërtimi i katit të konviktit të studentëve në Komunën e Gjilanit”, kontrata e nënshkruar në mes të Komunës dhe kompanisë N.T.P “Gjeokonsulting në vlerë  65 mijë e 141 euro ishte  paraparë që punët të përfundojnë brenda 53 ditësh por kanë përfunduar në gusht 2009. Kompania është ndëshkuar me 1 mijë e 602 euro e jo me 6 mijë e 514 euro sipas kontratës për 11 muaj vonesë.

Përgjigjja e menaxhmentit të komunës: Në projektin “Renovimi i katit përdhes te konvikti i nxënësve” nuk kemi pasur bazë për ndëshkim sepse punë kryesit nuk i janë krijuar kushtet për punë për arsye se ne konvikt kanë qenë të vendosur refugjatët nga Lugina e Preshevës, kështu që ka pasur vonesa deri në sistemimin e tyre.

VITI  2009

ZAGJ-  Për projektin “ Mirëmbajtja verore e rrugëve dhe trotuareve”, e kompletuar nga kompania “N.N.P. Magjistralja”, më shumë totale sipas kontratës  prej170 mijë e 413 euro,  ndërsa shuma totale e paguar për këtë kontraktor ishte 195 mijë e 000 euro, duke tejakuar shumën e kontrates për  24 mijë e 587 euro. Për këtë nuk është gjetur ndonjë kontratë shtesë, përveç një miratimi nga kryetari i komunës për punët shtese për tu pranuar nga kontraktuesi.

Përgjigjja e menaxhmentit të komunës: Të ky projekt  vazhdimi i punëve me të njëjtin kontrator është bërë me rekomandim të kryetarit të komunës sepse  ka pasur dëmtime të pa parashikuara të rrugëve.

ZAGJ- Për projektin “ Ndërtimi i aneksit të kopshtit të qytetit” në mes të komunës dhe furnitorit “AAP Architects” të datës 17 gusht 2009 në shumën prej 7 mijë e 850 euro, mungon afati kohor brenda të cilit duhet kryer punimet.

Përgjigjja e menaxhmentit të komunës: Pajtohemi me rekomandimet e auditit.

VITI 2010

Në raportin e vitit 2010, ZAGJ-i kryesisht ka gjetur shumë parregullsi në procedura të ndryshme që fillonin nga kurorëzimet e kontratat e punës me punëtorët e administratës e deri tek pasqyrat financiare. Për të gjitha këto, menaxhmeti i komunës ka dhënë vetëm një përgjigje. “Menaxhmenti i Komunës së Gjilanit i ka pranuar të gjeturat dhe konkluzionet tona të paraqitura në raportin e auditimit mbi Pasqyrat Vjetore Financiare për vitin 2010 dhe është zotuar që do ti bëjë përpjekjet për t’i adresuar të gjitha rekomandimet e dhëna”, ishte përgjigjja e vetme e tyre.

VITI 2011

ZAGJ- Zyra e Kryetarit ka aprovuar dhënien e disa në vlerë totale prej 17 mijë  830 euro. Bazuar  në shtatë vendimet e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, gjatë periudhës mars-dhjetor 2011 janë ndarë subvencione në shumë prej 43 mijë 287 euro  për zhvillimin e aktiviteteve të Teatrit të Qytetit në Gjilan.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img